Arkiv-Lajme
Vladimir Kumi zbardh planin e Auron Tares: Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të japë 121 plazhe me konçesion pas 21 Qershorit
Kryetari aktual i Komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, i ftuar në një debat me dy kandidatët e tjerë për bashkinë e Himarës, Gjergji Goro dhe Fredi Bejleri akuzoi drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare se ka bllokuar bashkitë dhe komunat bregdetare të japin leje për shfrytëzimin sezonal të plazheve. Ai tha se për çdo çadër që duhet të vihet në plazhe, duhet të merret leje e Auron Tares, duke sjellë si shembull edhe aventurën e një grupi turistësh gjermanë që nuk u lejuan të vendosin çadër në plazhin e Himarës.
Saga e akuzave për Janullatosin njeh një hop cilësor: Nga përçues i helenizmit në përçues i rusifikimit të KOASH
Për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është shkruar e shkruhet shumë. Kryesisht me ngarkesë negative, tendencë e brenda shabllonit ideologjik inert të periudhës së Enver Hoxhës, ku mungon vetëm për çështje takti dhe koherence terminologjike, fjala shovinizëm, apo monarko-fashizëm.
Shënim: Gjykata vendosi, deputetë rrihuni lirshëm me njëri-tjetrin!
Drejtësia vendosi, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka nuk mund të gjykohen për një vepër për të cilën kanë marrë dënim administrativ nga kuvendi. Me pak fjalë Gjykata e klasifikoi grushtin e Ndokës ndaj Strazimirit si një veprim në kundërshtim me normat etike të disiplinës dhe edukatës parlamentare dhe asgjë më shumë që mund ta lidhë dhunën fizike me një vepër penale. Pjerin Ndreu, një ish-polic që tashmë është deputet, e gjeti me vend këtë vendim të Gjykatës, madje foli edhe për një skenar që kërkoi të shfrytëzojë gjaknxehtësinë e tij për qëllime të luftës politike.
M. i Jashtëm i Greqisë, Kotzias: “Do t’i propozojmë Shqipërisë një zgjidhje- paketë për të gjitha problemet, që do të jetë realiste dhe në dobi të të dy popujve”
Greqia hedh një hap të parë në drejtim të zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë. Sinjalet për këtë janë dhënë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili gjatë fjalës së mbajtur në qendrën e studimeve europiane në Kolegjin Saint Antony’s College të Universitetit të Oksfordit, ka folur edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me vendet fqinj.
Bojaxhi i fton rivalët Veliaj, Kosova etj., në një debat publik televiziv
Në emisionin Top Show të Alban Dudushit, kandidati i pavarur për kryebashkiak i Tiranës, Gjergj Bojaxhi, u bëri thirrje rivalëve të tij Veliaj, Kosova etj. që të zhvillojnë një debat publik të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, ku qytetarë të thjeshtë të bëjnë pyetje dhe moderatori televiziv vetëm të menazhojë debatin.
Mbetemi ekonomi shërbimesh në 85 përqind të ndërmarrjeve. Të huajt investojnë ose në punishte veshjesh e këpucësh ose në Call Center
Ekonomia shqiptare la pas një vit të vështirë, por në thelb të ngjashëm me trendin dhe orientimin që kjo ekonomi ka krijuar në 20 vite pa dhënë shenja të rilindjes apo të rikthimit të Shqipërisë në punë, siç ka dashur ta përkufizojë kryeministri planin e tij për rilindjen ekonomike të vendit. Ajo po ruan strukturën e një ekonomie shërbimesh që e mbështet aktivitetin tek tregëtia me pakicë e shumicë dhe jo tek aktiviteti prodhues.
Konfirmohet zyrtarisht interesi për ndërtimin e kantiereve për skrap anijesh. Qeveria ofron 1 euro/kontrata për “dekonstruksion të mjeteve detare lundruese me nivele investimi mbi 500 000 000 lekë”
Duket se zhurma mediatike për kthimin e Pashalimanit në kantier për skrapin e anijeve nuk është pa gjë. Në Fletoren Zyrtare botohet një vendim i Këshillit të Ministrave, i datës 20 maj 2015, me titull: “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 54,datë 5.2.2014, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar”. Vendimi shton disa pika, mes të cilave edhe atë të kategorizimit të “tokave të pafrytshme” si objekt i dhënies së kontratave të sipërcituara.
Rikonstruksion i plotë i disa godinave “të rëndësisë së veçantë” në Tiranë: Vila nr.31, TOB, Pallati i Brigadave, Gjykata e Lartë dhe ish-Lidhja e Shkrimtarëve
Qeveria ka vendosur rikonstruksionin e disa godinave “të një rëndësie të veçantë” në qytetin e Tiranës, duke sanksionuar që ky projekt të realizohet përmes një shtese fondi në buxhet prej 65 milionë lekësh(afërisht 650 mijë dollarë) dhe nga fondi i rezervës. Vendimi është marrë më 20 maj të këtij viti dhe ngarkon Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që të nisë procedurat e prokurimit dhe përfshin këto godina: Vila nr.
Ambasadori amerikan përsërit mesazhin: “Mos e shisni votën”. Kush vallë po kërkon të blejë votat e shqiptarëve?
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka qenë sot në një takim me studentë në Korçë ku ka përsëritur thirrjen e tij për të mos e shitur votën. Lu ka shtuar se të gjithë duhet të votojën, në mënyrë që edhe kërkimi i llogarisë të ketë kuptim dhe efekt. “Ju keni fuqinë të refuzoni politikanë e kriminelë, por vetëm nëse votoni. Keni fuqinë të zgjidhni e për këtë arsye mos e shisni votën. Mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, por të votoni, sepse nëse nuk votoni, mos u ankoni për ata që ju qeverisin”, tha Lu.
Selektiviteti në qëndrimet publike të kreut të qeverisë: rasti “Paloka-Ristani” dhe rasti “Balla”. Rasti “Dzanashvili” dhe rasti “Beccheti”
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për incidentin Ndoka-Ndreu-Strazimiri,është disi i papritur për shkak të flagrancës së ngjarjes dhe ekspozimit të saj publik. Gjithësesi është në tagrin e gjykatës dhe me gjasë askush nuk ka çfarë të bëjë më në këtë drejtim. Çështja si e tillë prodhoi lëvizjen e opozitës për dekriminalizimin, proces për të cilin mazhoranca nuk ka një qëndrim publik të qartë. Për të kuptuar qasjet selektive në këtë drejtim mjafton të mbajmë shënim reagimet dhe ndërhyrjet publike të kryeministrit për ngjarje që janë konsumuar së fundmi.