Arkiv-Lajme
Një tender 10 milion dollarë nga Bashkia e Tiranës vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Lulzim Basha e mbyll me një prokurim të drejtëpërdrejtë karrierën si kryebashkiak
Punët e bashkisë së vogël duket se kanë akoma para të madhe, përpara se qesja e buxhetit t’i kalojë me shumë gjasë Erion Veliajt. Kryetari në ikje, Lulzim Basha pavarësisht angazhimeve me fushatën elektorale të fokusuar kryesisht në denoncimet për korrupsionin e pushtetit dhe pasurimin e qeveritareve të majtë në kurriz të shqiptarëve duket se nuk do t’i bëjë dorëzimet në bashki pa hedhur koka a pil edhe qindarkën e fundit të buxhetit. Ai nuk është edhe aq në gjumë siç kërkon ta ironizojnë kundërshtarët e tij poltikë në spotin elektoral për zgjedhjet e 21 Qershorit.
Në ‘pritje’ të Edi Ramës rrobaqepës...
Gjermanët nuk nuk janë më solidarë me NATO-n. Analisti Knigge: “Ose të shpëtohet aleanca, ose të mendohen zgjidhje alternative”
“Pew Research Center” ka organizuar një sondazh rezultatet e të cilit zbulojnë frymën e vërtetë të opinionit në Perëndim në raport me Rusinë, por edhe në solidaritetin që buron nga amendamenti 5 i NATO-s. “Shumica e gjermanëve nuk do t'i vijë në ndihmë ushtarakisht partnerëve të NATO-s në rast rreziku. Kjo nuk është vetëm e turpshme, por rrezikon të rrënojë aleancën”, shkruan në “Deutsche Welle” Michael Knigge.
Skandali i ilaçeve, dorëhiqet Astrit Beci, drejtor i FSDKSH-së. Një faqe opozitare njoftonte arrestimin e tij një ditë më parë
Sot ka dhënë dorëheqjen Astrit Beci, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Beci e njofton dorëheqjen në faqen zyrtare të institucionit, me argumentin se akti i tij lidhet vetëm nevojën që drejtësia të shkojë deri në fund. “Menjëherë pas projekt-raportit të auditit janë dërguar në Drejtorinë Rajonale të Tiranës masat administrative dhe disiplinore, që do të ndiqen më tej nga pasardhësi i tij në krye të FSDKSH-së”, sqaron Beci.
Shuhet aktori britanik Christopher Lee, i njohur edhe si konti Drakula
Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare aktori britannik Christopher Lee, protagonist i disa prej filmave horror më të suksesshëm në botë. Aktori i kontit Drakula dhe i Sarumanit tek Lordi i Unazave, ka ndërruar jetë në spital pas problemeve kardiake dhe respiratore që ka pasur së fundmi. Aktori vetëran Lee ka luajtur në mbi 250 filma. Sukses të jashtëzakonshëm aktori britanik pati edhe me pjesëmarrjen e tij në një prej episodeve të serialit 00 7, ku ka luajtur rolin e Skaramangës.
Fatos Klosi thotë se ligji i hapjes së dosjeve, është meritë e guximit të ish-ministrit Erion Veliaj. Ky quhet solidaritet në fushatë?
Fatos Klosi, ish-drejtor i shërbimit sekret, aktualisht i kthyer në militimin politik në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku ka folur ndër të tjera edhe për garën elektorale në Tiranë. Dhe Klosi nuk ka hezituar të shprehë konsideratën e tij për kandidatin e mazhorancës, Erion Veliaj, çka është e natyrshme po të mbahet parasysh angazhimi politik i tij.
TEC-i i Vlorës vijon të shtojë kostot: 1,6 miliardë lekë vetëm për shpenzime mirëmbajtjeje
TEC-i i Vlorës i kushton KESH-it 1,6 miliarsë lekë. Sipas raportimit të Entit Rregullator të Energjisë shpenzimet për mirëmbajtjen e kësaj vepre zënë 10% të kosotove për KESH, që është furnizuesi publikmi enrergjisë. Kjo kosto ndikon edhe në tarifimin e energjisë që KESH aplikon ndaj OHEE-së. Në këto kushte TEC-i i Vlorës, në vend që të lehtësonte furnizimin me energji është kthyer në barrë financiare, sa kohë që ai vazhdon të mos prodhojë energji. Kjo për shkak të një defekti në sistemin e ftohjes për të cilin KESH-i po kërkon ta rregullojë përmes asistencës së një firme të huaj.
Kandidati i mazhorancës në Kavajë, Elvis Roshi, i dënuar për plagosje në vitin 2000. Rivali i tij Cara publikon dokumentin
Kandidati i opozits në Kavajë, EngjëlL Cara ka publikuar sot një dokument sipas të cilit rezulton se rivali i tij i mazhorancës, Elvis Roshi, ka qenë i dënuar për plgosje në vitin 2000. “Sot, ne kemi një dokument në dorë që flet për dënimin e Ervin Rroshit, pavarësisht që gjykatat e asaj kohe ishin të Fatos Nanos, ishin të Rexhep Meidanit, ai është dënuar me vendim të Gjykatës së Parë në mungesë”, tha Cara. Në bazë të këtij dokumenti, që punlikohet nga portali “lapsi.al”, prokuroria ka kërkuar dy muaj burg për Roshin, për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Vjedhja me recetat e rimbursimit të barnave, drejtuesit e Fondit kërkonin të fshehin skandalin 1 mln euro
Raporti i plotë i hetimeve nga Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, vëren se pati përpjekje për ta fshehur vjedhjen, shkruan gazetari Leonard Bakillari në “Mapo”. Një recetë mjekësore, e lëshuar në nëntor 2014 në Tiranë, i rekomandon një pacienti me osteoporozë që të marrë çdo mëngjes, para buke dhe esëll, një dozë Acidi Ibandronik. Kjo kurë dhe 13 të tjera të ngjashme, me gjasë do t’i kishin “vrarë” të sëmurët. Protokolli mjekësor për trajtimin me këtë medikament lejon vetëm një dozë në muaj.
Gara për Himarën, tre kandidatë përplasin platformat dhe kritikojnë qeverinë, e zgjedhura e PD-së nuk pranoi të përballej me rivalët
Kandidatët për Bashkinë e re të Himarës ishin përballë njëri-tjetrit mbrëmjen e së mërkurës në “Top Show”. Jorgo Goro, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, njëkohësisht kreu aktual i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri kandidat i PBDNJ dhe Vladimir Kumi kandidat i pavarur, prezantuan platformat e tyre dhe folën për sfidat për drejtimin e Bashkisë së re të Himarës. Ndërkohë kandidatja tjetër, Lefteri Prifti, e cila është në garë për këtë bashki nën siglën e Partisë Demokratike, nuk pranoi të përballej me rivalët e saj, pavarësisht ftesës.