Vjedhja me recetat e rimbursimit të barnave, drejtuesit e Fondit kërkonin të fshehin skandalin 1 mln euro

Postuar në 11 Qershor, 2015 01:07

Raporti i plotë i hetimeve nga Njësia e Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, vëren se pati përpjekje për ta fshehur vjedhjen, shkruan gazetari Leonard Bakillari në “Mapo”. Një recetë mjekësore, e lëshuar në nëntor 2014 në Tiranë, i rekomandon një pacienti me osteoporozë që të marrë çdo mëngjes, para buke dhe esëll, një dozë Acidi Ibandronik. Kjo kurë dhe 13 të tjera të ngjashme, me gjasë do t’i kishin “vrarë” të sëmurët. Protokolli mjekësor për trajtimin me këtë medikament lejon vetëm një dozë në muaj. Fatmirësisht, këto nuk janë receta të lëshuara prej mjekësh për pacientë të vërtetë. Fatkeqësisht, përmes këtyre recetave false, drejtues farmacish dhe zyrtarë të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH dyshohet se kanë përfituar 150 milionë lekë (1.07 milionë euro) gjatë vitit të fundit. Prokuroria hetoi një skemë mashtrimi me katër farmaci “fantazmë”, që përmes recetave të falsifikuara kishin përfituar rreth 56 milionë lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor. Ky raport evidenton një dëm që e kalon vlerën e 150 milionë lekëve, ndërsa e ka zgjeruar skemën e abuzimit edhe me shtatë farmaci të tjera. Më 5 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës arrestoi nëntë persona, mes të cilëve edhe drejtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani, për abuzime me fondin e ilaçeve të rimbursueshme.

 

l.v

 

http://www.mapo.al/2015/06/rimbursimi-i-barnave-drejtuesit-e-fondit-tentuan-te-fshehin-skandalin-1-mln-euro

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.