Arkiv-Lajme

“Rapiscan” tërhiqet nga arbitrazhi me qeverinë shqiptare. Ulet me mirëkuptim tarifa e skanimit në dogana nga 39 në 22 euro

Postuar në 12 Qershor, 2015 10:57

Angazhimi i qeverisë shqiptare për t’u përballur në arbitrazh me kompaninë  “Rapiscan” për anullimin e konçesionit të firmosur nga qeveria e kaluar për skanimin në dogana duket se ka detyruar kompaninë të tërhiqet nga pozicioni fillestar për të mos ndryshuar tarifat. Siç raporton Top Channel  qeveria ka arritur të ndryshojë me mirëkuptim koncesionin e shumëkundërshtuar nga biznesi, duke bërë të mundur  sipas saj -uljen e tarifave dhe kostove për sipërmarrjen.

Korrupsioni në Gjykatë, si bëhen pazaret me euro nëpër kafene dhe “vulosen” vendimet për “pafajësi” e lirim nga salla e gjyqit për “mungesë provash”

Postuar në 12 Qershor, 2015 09:10

Sistemi i drejtësisë është i korruptuar aq shumë sa në lojë për zhvatje parash futen të gjithë, avokatë e noterë, gjyqtarë e prokurorë. Por si hallkë ndërmjetëse më së shumti futet ndonjë shofer, sekretare apo truproje. Për këtë flet dhe lajmi i fundit i  bërë publik ku policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasiv. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga shoferi i Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati, në momentin që ishte duke marrë një sasi parash nga 44-vjeçari Gjolek Xhaferri.

Edi Rama: “Jemi një”

Postuar në 12 Qershor, 2015 07:29

“Dje në Berat, qytetin që është fotografia më e shkëlqyer e dy partive socialiste dhe progresiste që janë një forcë e vetme udhëheqëse e transformimit rrënjësor dhe të pandalshëm që nisi më 23 qershor të 2013-s dhe që solli për Beratin në vetëm 18 muaj çka nuk kishte ardhur në 20 vite së bashku”. Kështu shkruan sot në profilin e tij në “Facebook” kryeministri i vendit që shfaqet entuziast për bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Partinë e Ilir Metës që e quan sot forcë progresiste dhe bashkë me PS-në, udhëheqëse të transformimit rrënjësor.

Ja si manipulohen listat zgjedhore në Vorë. Polici u pagua për një vit rresht dhe në bashkëpunim me noterit shtuan 500 emra fiktivë (video)

Postuar në 12 Qershor, 2015 07:14

Avazi i manipulimit të listave zgjedhore vazhdon. “News24”  ka zbuluar dhe publikuar një tjetë skandal. Televizioni ka sjellë një video ku konfirmohet qartë shtimi i personave fiktivë në listat zgjedhore në Bashkinë e Vorës. Edhe në parlament u fol për shtimin e 500 zgjedhësve në këtë zonë dhe kamera e fshehtë ka kapur dëshminë e një polici. Ai ka konfirmuar se prej një viti paguhej me 100 mijë lekë të vjetra për të shtuar emra fiktivë në listat zgjedhore.

Maqedonia udhëheq rajonin, raporti i Bankës Botërore shkruan se rritja e parashikuar për Shqipërinë nuk ndryshon

Postuar në 12 Qershor, 2015 06:07

“Monitor” duke iu referuar raportit më i fundit i Bankës Botërore raporton se rritja ekonomike përgjatë 3 viteve të ardhshme, pritet të përshpejtohet me Maqedoninë në Evropën Juglindore, e cila po dëshmon rritjen më të lartë. Raporti thotë gjithashtu se rritja e PBB-së në 10 shtetet e Evropës Juglindore shohin një varietet mes 1.2 % Kroacia dhe 3.8 % Maqedonia, gjatë 2016, me 4 shtete të tjera që pritet rritje 3%, referuar raportit të qershorit të BB.

Rama bojkotohet nga zyrtari i lartë i DASH, nis konflikti me amerikanët për kriminelët e kandiduar në zgjedhje

Postuar në 12 Qershor, 2015 04:06

Uashingtoni ka vendosur të radikalizojë qëndrimet ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka demostruar shenja rezistence, duke mos pranuar largimin e tre kandidatëve të inkriminuar, të propozuar nga Partia Socialiste. Kështu raporton gazeta “Sot”. Në këtë mënyrë duket që ka një tension në rritje mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësisë diplomatike amerikane në vend që padyshim ka lidhje me çështjen e dekriminalizimit. Ambasadori amerikan vazhdon të bëjë thirrje që shqiptarët të refuzojnë me votë kandidatët e inkriminuar.

Basha akuzon Ramën se i ka futur dy “pyka” në rrota, të pavarurit Bojaxhi e Tafaj do të përçajnë votat e të djathtës

Postuar në 12 Qershor, 2015 02:58

A mund t’ prishin punë kandidatët e pavarur Partisë Demokratike, nëse deri pak kohë më parë ky “i pavarur” ishte pjesë integrale e kësaj partie? Padyshim që do të merrte vota djathtas, meqenëse aq simpatizantë ka fituar në kohë i përkasin këtij spektri politik. Në këto zgjedhje dy kandidatura janë futur në garë si të pavarur,Gjergj Bojaxhi dhe Arben Tafaj. Deri pak kohë më parë ata kanë qenë të zgjedhur nga forumet e PD-së si administratorë të shtetit, gjatë kohës që pushteti menaxhohej nga kjo forcë politike.

Bregu, kundër kundër mazhorancës dhe të vetëve: Fushata më e varfër në ide, e trashë dhe injorante

Postuar në 12 Qershor, 2015 02:41

Pas Blushit si kritik brenda socialistëve, ka ardhur si një zë ndryshe edhe Bregu brenda radhëve të demokratëve. Në këtë mënyrë mund të thuhet se kritikat brenda radhëve po forcohen. Në Kuvend, Majlinda Bregu, deputetja e PD-së, ka mbajtur një fjalim ndryshe teksa ka folur me nota kritike për fushatën elektorale të mazhorancës dhe të opozitës. Bregu e ka cilësuar fushatën e 21 qershorit si më të dobëtën, më injorante dhe më të varfrën në ide. Deputetja e PD­së ka theksuar se në listat e kandidatëve ka persona me dy emra, të cilët me njërin emër fshehin të shkuarën kriminale.

Emri i Ajola Xoxës në çështjen "Beccheti". Gruaja e kandidatit Veliaj, avokate e kompanisë “Energi” nga ku dyshohet se ka burimin afera e pastrimit të parave

Postuar në 11 Qershor, 2015 16:39

Emri i Ajola Xoxës nuk lidhet vetëm me çështjen "Dzanashvili", por së fundmi edhe me aferën disa milionë euroshe për të cilën akuzohet sipërmarrësi Italian Francesco Beccheti. Sipas dokumentave që bëri publike emisioni “Ca thu”  në “Agon Channel”, Ajola Xoxa ka qenë avokate e e firmës “Energi”,  kompani që ka qenë në proces gjyqësor kundër një kompanie tjetër të Becchetti-t, "KGE", ku e para në bazë të dokumentave false i ka fituar të dytës në mënyrë fiktive 48 milionë euro. "Lapsi.al" thotë se sipas burimeve të prokurorisë këtu qëndron zanafilla e pastrimit të parave.

Frangaj akuzon Beccheti-n për prishje të tregut mediatik: I ofroi Ardit Gjebreas 500 mijë euro në vit; më shumë audiencë ka Luçiano Boçi në "Facebook" sesa “Agon Channel”

Postuar në 11 Qershor, 2015 15:26

Debati në “Opinion” lidhur me çështjen Beccheti dhe burimin e financimit të 40 milionë eurove për ngritjen e televizionit “Agon Channel” ka prodhuar edhe disa shifra që lidhen me ofertat që pronari Italian u kishte bërë emrave të njohur të ekranit. Drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj akuzoi Beccheti-n për prishje të tregut mediatik me ofertat stratosferike ndaj gazetarëve. Për këtë ai solli si shembull ofertën prej 500 mijë eurosh në vit që Beccheti i bëri prezantuesit  Ardit Gjebra, por ky i fundit refuzoi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme