Emri i Ajola Xoxës në çështjen "Beccheti". Gruaja e kandidatit Veliaj, avokate e kompanisë “Energi” nga ku dyshohet se ka burimin afera e pastrimit të parave

Postuar në 11 Qershor, 2015 16:39

Emri i Ajola Xoxës nuk lidhet vetëm me çështjen "Dzanashvili", por së fundmi edhe me aferën disa milionë euroshe për të cilën akuzohet sipërmarrësi Italian Francesco Beccheti. Sipas dokumentave që bëri publike emisioni “Ca thu”  në “Agon Channel”, Ajola Xoxa ka qenë avokate e e firmës “Energi”,  kompani që ka qenë në proces gjyqësor kundër një kompanie tjetër të Becchetti-t, "KGE", ku e para në bazë të dokumentave false i ka fituar të dytës në mënyrë fiktive 48 milionë euro. "Lapsi.al" thotë se sipas burimeve të prokurorisë këtu qëndron zanafilla e pastrimit të parave. Sipas saj, në vitin 2009, dy kompani të Becchettit, "KGE" dhe "Energi", kanë sajuar mes tyre një konflikt, për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë. Sipas prokurorëve, të dyja shoqëritë kanë dorëzuar dokumente të rreme në gjykatë, në të cilat pretendohej se shoqëria "Energi" kishte kryer punime për favor të shoqërisë "KGE", por nuk ishte paguar. Pas daljes së urdhër arrestit për Beccjeti-n kryeministri Rama reagoi duke përgëzuar organet e drejtësisë me parashtrimin se “Dekriminalizimi është gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi”. Se kush mund të dalë cullak nga kjo histori është një pyetje që ndoshta kryeministri Rama duhet ta riklasifikojë.

l.m

Comments

Submitted by vali (not verified) on

kaq e re dhe kaq e perlyer me Mafien kjo. Kjo eshte e frikshme. Kjo tregon qe padia nda Bechettit ka nje fare lidhje direct tek PS-ja. atmerr.

Submitted by qytetar (not verified) on

Kaq e re dhe cfare? Cfare perlyerje o trangull? Se eshte avokate e nje zyre avokatie? Perdor trurin o injorant,se e ke falas.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Cudi qe keto avokatet qe jane vajza a gra te politikaneve te rendesishme ne Shqiperi rastesisht dalin dhe si mbrojtese te bizneseve te dyshimta ne vend. Edhe Argita nese nuk harron vetem nje zyre avokatie kishte....

Pastaj, ne nje vend ku gjykatat nuk japin drejtesi te vjen cudi se pse bizneset duhet te paguajne kaq shume per avokaterit e tyre apo jo?

E verteta eshte qe keto nuk jane zyre avokatie, jane zyra sekserlliku ku shitet aksesi ne vendimmarrjen e pushtetit. Tarifat qe paguhen nuk jane per sherbime avokatie po nje forme e legalizuar e rryshfeteve ndaj politikaneve. Se vetem ne kete menyre shpjegohet se si nje kalama merreshka me avokatine e bizneseve multimiloneshe.

Submitted by nora (not verified) on

Ore Ajola eshte avokate dhe ndoshta Ajola e ka dhene deshmine e vete ne prokurori.... E frikshme dhe e paprecedente eshte qe asnje media ( tv e gazeta) nuk e dha kete lajm ne asnje forme. Kjo nuk ka ndodhur me pare. Kjo eshte me e rende se implikimi i supozuar i ajoles ne kete ceshtje dhe me e rende se prezumimi i fajit e jo i pafajsise per Becchettin. Edhe nese ka nje sulm politik e interesash mediatike, nuk me cudit. Dhe qe ky njeriu mund te kete sajuar skema spekulative financiare per tu pasuruar, nuk me habit se ky eshte nje vend ku kjo mund te rezultoje me e pakta qe ka ndodhur por qe medias i eshte mbyllur goja ne kete fare derexheje , kjo eshte e frikshme. Nuk ka qene asnjehere kaq rende, as ne 96 e Berishes.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Lereni prokurorine te beje pune e saj dhe te mos e zevendesoj lapsi.al dhe kushedi kush tjeter, qe i seleisionon emrat sipas perkatesie politike. Nje medie e tille me mire te mos jete fare se sa te thuhet se po i "mbyllet goja". Po kjo qe shkruhet ketu ka te beje valle me "mbyllje goje" se po te ishte e vertete kjo as ketu nuk do te shkruhej as te lapsi.

Submitted by nora (not verified) on

Keto dy portale e kane shkruar... Asnje tv asnje gazete. SKANDAL.E pabesueshme. Nderkohe qe nuk lane gje pa botuar per agon e becchett me zellin e madh te pandryshueshem nga ai navi i kryeministrit. Eshte driteshkurtesi qe eshte provuar, se po i mbylle gojen medias, do te qendrosh gjate ne pushtet. Eshte maskarallek pastaj te pasurosh pa fre Bolino e Kokedhime, te leshosh breket para top channelit e te flirtosh neveritshem pasi i ke bere pazaret me TV Klan.

Submitted by qytetar (not verified) on

Ajola eshte e punesuar tek nje zyre avokatie midis 10 avokateve te tjere,pse qenka faji i Ajoles ketu? Beketi ka trokitur ne kete zyre dhe ka marre sherbim si cdo merrte kushdo. Edhe vrasesi me i madh ne bote ka te drejte te perfaqesohet nga nje zyre avokatie.

Po pse kapeni me Ajolen njehere,apo pyetja do ishte a do ishte permendur ndonjehere Ajola nqs nuk do ishte bashkshortja e Veliajt?

Boll i trajtuat njerzit si te manget menderisht o te pafytyre.

Submitted by Alo1 (not verified) on

Po dhe argita avokate ishte pse per giten e quanim korrupsion kurse per ajolen pune. Hipokrite. Dhe gites emri i permendej se ishte vajza e sales

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ah si nuk keni turp, po ku ka me te paster se Ajola, Erioni, Edvini, Iliri etj. etj. roze e mavi. Turp te keni. Shikojeni pak Ajolen, shikojeni pak edhe Erjonin. A ka cift me te bukur, po shikojini mor aman, apo nuk jane te ndershem, elifi matrak fare, edhe kur rastis qe gjejne ndonje lek ne rruge, menjehere shkojne e dorzojne ne polici. Prandaj ju lutemi shume mos i pergojosni pellumbat tane. Lavdi Partise Socialiste me ne krye me te ndershmin e te gjitha koherave, nga cdo pikpamje qe ta marresh, Edvin Kristaq Rama, qe ka per pjese kembimi Erjonin e Mjaftit, G99 dhe Urraaaaaaaaaa!

Submitted by Rilindje dhe Ri... (not verified) on

Keta paskan qene monstra...!
Edi sikur i ka mbledhur me dore, dhe pasi i mblodhi te gjithe, beri listen e kabinetit bashke me grate e tyre, dhe ia paraqiti Ilir Metes.
Me kete liste ia mbushi mendjen per Marreveshjen e Madhe qe do ta rilinde Shqiperine. Por, pasi ta jete vdekur, me pare.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Dhe ju vjen keq qe po e humbin bashkine. Populli te jep ate qe meriton, se  nuk ka gje qe nuk e di populli.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.