Maqedonia udhëheq rajonin, raporti i Bankës Botërore shkruan se rritja e parashikuar për Shqipërinë nuk ndryshon

“Monitor” duke iu referuar raportit më i fundit i Bankës Botërore raporton se rritja ekonomike përgjatë 3 viteve të ardhshme, pritet të përshpejtohet me Maqedoninë në Evropën Juglindore, e cila po dëshmon rritjen më të lartë. Raporti thotë gjithashtu se rritja e PBB-së në 10 shtetet e Evropës Juglindore shohin një varietet mes 1.2 % Kroacia dhe 3.8 % Maqedonia, gjatë 2016, me 4 shtete të tjera që pritet rritje 3%, referuar raportit të qershorit të BB. Maqedonia ka një performancë relativisht më të mirë se sa fqinjët e saj për vitet e fundit, kjo falë investimeve të huaja direkte dhe zonave të saj të lira teknologjike, si dhe investimeve publike stimuluese. Sa i përket vendit tonë, raporti tregon rritjen e parashikuar për vitin 2016 dhe 2017, përkatësisht me 3.5 %, parashikim ky i cili nuk ka ndryshuar nga rishikimi i fundit për periudhën afatmesme. Aktiviteti ekonomik në rajon është parashikuar të forcohet gradualisht dhe kërkesa e brendshme pritet të vazhdojë të përmirësohet, me të ardhura të disponueshme në rritje, kosto e energjisë të mbetet e ulët, si dhe inflacioni i ulët që lejon shkurtime të mëtejshme të normës sipas politikës monetare, thekson Banka Botërore. Teksa aktiviteti në eurozonë duket i qëndrueshëm, eksportet pritet të rriten. Disa vende në rajon – si Kroacia, Rumania dhe Sllovenia – duhet të përfitojnë shuma të konsiderueshme nga fondet strukturore të BE-së. “Megjithatë, së paku në terma afat-shkurtra, kreditë e larta me probleme dhe barra e rëndë të borxhit, do të vazhdojë të kufizojë rritjen e kreditimit. Borxhi i qeverisë i ngritur do të kufizojë nga ana e mbështetjes fiskale, për rritje të mundshme, në vende si Shqipëria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe Serbia “- thuhet në raportin e fundit të BB-së.
l.v
Add new comment