Frangaj akuzon Beccheti-n për prishje të tregut mediatik: I ofroi Ardit Gjebreas 500 mijë euro në vit; më shumë audiencë ka Luçiano Boçi në "Facebook" sesa “Agon Channel”

Postuar në 11 Qershor, 2015 15:26

Debati në “Opinion” lidhur me çështjen Beccheti dhe burimin e financimit të 40 milionë eurove për ngritjen e televizionit “Agon Channel” ka prodhuar edhe disa shifra që lidhen me ofertat që pronari Italian u kishte bërë emrave të njohur të ekranit. Drejtori i Përgjithshëm i Tv Klan, Aleksandër Frangaj akuzoi Beccheti-n për prishje të tregut mediatik me ofertat stratosferike ndaj gazetarëve. Për këtë ai solli si shembull ofertën prej 500 mijë eurosh në vit që Beccheti i bëri prezantuesit  Ardit Gjebra, por ky i fundit refuzoi. Një ofertë e ngjashme i është bërë sipas Frangajt edhe Fatos Lubonjës, i cili në Tv Klan paguhej me 1.5 milionë lekë të vjetra në muaj. Ndërsa lidhur me pretendimin se “Agon Channel” u godit për shkak se ishte i vetmi televizion opozitar në vend, Frangaj dha argumentin se kjo tezë nuk mund të qëndrojë pasi "Agon Channel" ka vetëm 0.7  përqind të audiencës, më pak se ndjekësit në "Facebook" të Luçiano Boçit, i cili ishte i pranishëm në debat.

l.m

Comments

Submitted by adele (not verified) on

<p>ik o lezhian i pabese- te vjen inat se te mori gazetaret e ty. Ti lake... i pushtetit</p>

Submitted by Rron (not verified) on

I paska rrase Gjebrea qe rrene Sandrit dhe ky nuk po e permban veten qe po i ikin njerezit nga tv. Cmire e madhe oer rrogat qe jep Begeti

Submitted by D.M (not verified) on

Becchetti nuk i ka bere asnje oferte gjebrese...se nuk i duhej gjebrea. Nuk ka patur asnje interes becchetti per spektaklin. Po Gjebrea eshte mjeshter i renave kur i perkedhelet pronareve.
Frangaj vetem nje pyetje nuk ju pergjigj: Pse Sandri u be pale me Topin per te nxjerre Becchettin nga Platforma e digitalbit. Dhe pretendon pastaj qe becchetti i prishi tregun . Keta nuk dine dhe te fshehin qe jane pjese e pale e ketij sulmi. Kryeministri nxiton me status ne fb per para te zeze, ky tjetri i Klanit shperthen ne revolte se pse i mori Becchetti gazetaret. Mese e qarte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.