Bregu, kundër kundër mazhorancës dhe të vetëve: Fushata më e varfër në ide, e trashë dhe injorante

Postuar në 12 Qershor, 2015 02:41

Pas Blushit si kritik brenda socialistëve, ka ardhur si një zë ndryshe edhe Bregu brenda radhëve të demokratëve. Në këtë mënyrë mund të thuhet se kritikat brenda radhëve po forcohen. Në Kuvend, Majlinda Bregu, deputetja e PD-së, ka mbajtur një fjalim ndryshe teksa ka folur me nota kritike për fushatën elektorale të mazhorancës dhe të opozitës. Bregu e ka cilësuar fushatën e 21 qershorit si më të dobëtën, më injorante dhe më të varfrën në ide. Deputetja e PD­së ka theksuar se në listat e kandidatëve ka persona me dy emra, të cilët me njërin emër fshehin të shkuarën kriminale. “A do t’ia dalim për ta bërë ndryshe, unë sot për sot shoh diletantizëm në terren dhe profesionalizëm vetëm në poshtërsi pushteti”, tha Bregu. Për më tek ajo u shpreh: “Që të mos keqkuptohem nga të mijtë që ngrehin veshët për të kapur fjalët dhe ngrenë ndonjë plan pa pritur fjalitë, sigurisht që të mos keqkuptohem edhe nga ata që kanë dëshirë të na dëgjojnë, as nga ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë ose kanë vendosur të mos kuptojnë. Nuk them që kjo është fushata më e varfër në ide, sepse nuk ka gjetje të reja, por sepse nuk ka asnjë ide për të qenë në shërbim të qytetarëve, por vazhdon avazi, ata të keqin dhe ne të mirë. Ata nuk bënë asgjë, ne do i bëjmë të gjitha. Gjithsesi, jemi në fushatë”.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.