Arkiv-Lajme

Ilir Meta akuzohet publikisht se po drejton një organizatë kriminale si LSI

Postuar në 14 Qershor, 2015 11:04

Përplasja për bashkinë e Vorës ka rritur tensionin politik dhe ka vënë për herë të parë nj parti politike para një akuze të rëndë, ndoshta më e rënda e 25 viteve pluralizëm. LSI dhe Ilir Meta akuzohen nga Partia Demokratike se në fushatën për bashkinë e Vorës po zbatojnë standardet e një organizate krimainale. "E vërteta që po dëshmohet çdo ditë në sytë e shqiptarëve në Vorë është se Ilir Meta po zbaton standardet e një organizate kriminale bashkë me taborrin e tij shtetëror e me persona me precedentë penalë, që po ushtrojnë çdo ditë presion, dhunë e terror.

"Rilindja urbane” e Qeparoit, një punë për t’u përgëzuar. Ndonëse nga objektivi shmanget nje pallat i shumëpërfolur...

Postuar në 14 Qershor, 2015 09:38

Kryeministri publikon në profilin e vet në “Facebook” katër fotografi nga Qeparoi, ku është ndërtuar një shëtitore anës vijës së plazhit. Punë e lavdërueshme, që e ndihmon turizmin e këtij fshati, i cili, edhe pa këtë rrugë gjithsesi mbetej një nga gjërat më të bukura që kishte Shqipëria. Vetëm se prej disa kohësh flitet për një pallat të madh në Qeparo. Është pranuar publikisht se atë e ndërton z. Kokëdhima, ose ndonjë i afërt i tij. Ka pretendime se ai është një pallat në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, por këto mund të ishin fare kirë fjalë. Vetë z.

Korrupsioni në Gjykatën e Lezhës. Avokati ndau me gjyqtaren "kafen" 2 milionë lekë, zarfin e kishte fshehur në çorape

Postuar në 14 Qershor, 2015 07:58

Prokuroria ka zbardhur skemën korruptive në Gjykatën e Lezhës, ku gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Ndokaj morën si rryshfet 2 milionë lekë për të dënuar me kusht një shtetas dhe nënën e tij. Seanca gjyqësore përfundimtare e shpalljes së vendimit ishte caktuar për në datë 11.06.2015 ora 11:30, në Gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë. Prokuroria ka zbardhur kronologjinw e ngjarjeve ku rezulton se shtetasi Gjovalin Ndoka pasi ka marrë shumën e parave prej 200.000 lekësh, është drejtuar tek Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë.

Përfaqësues të mazhorancës, fushatë në mjediset dhe me stafin e shkollave

Postuar në 14 Qershor, 2015 07:25

Përfaqësuesit e mazhorancës vijojnë të shkelin ligjin teksa organizojnë aktivitete elektorale në mjedise si shkollat. Dy raste të fundit përfshijnë ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, që është fotografuar duke kërcyer në mjediset e një shkolle në Pogradec dhe rasti tjetër është ai i deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë. Ky i fundit ka marrë pjesë në një takim elektoral, zhvilluar në oborrin e gjimnazit “Hasan Tahsini”, drejtoresha e të cilit kryeson listën e këshilltarëve socialistë.

Fushatë për bashkëjetesën në Konispol: “Kush janë këta që predikojnë këtu historira me ortodoksëri e Çamëri?”

Postuar në 14 Qershor, 2015 06:38

Kryeministri ka zgjedhur të flasë për bashkëjetesën gjatë takimeve elektorale në Konispol. Sipas Edi Ramës edhe reforma territoriale flet për orientimin europian të qeverisë, që nënkupton edhe klimë të vërtetë bashkëjetese. “Nuk kanë shans doktrinat e përçarjes. Në këtë tokë nuk mund të lejojmë askënd që të vërë mina e të vrasë shpresat e kësaj toke. Se kush jemi ne dhe si e kuptojmë bashkëpjetesën mjafton të shikoni mirë reformën.

Prokuroria e Tiranës: Nuk ka kallëzim nga policia për Fiqiri Ismailin, e mundshme nisja e hetimeve

Postuar në 14 Qershor, 2015 03:22

Prokuroria e Tiranës, pas njoftimit të Policisë së Shtetit për nisjen e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, thotë se nga ana e organit të akuzës nuk ka asnjë veprim konkret për rastin e Vorës.

Puset e Patos Marinzës, rruga “e dyshimtë” nga nëntoka në automjet. Prodhimi vendas lulëzon me kosto të rënda mbi cilësinë dhe evazionin fiskal

Postuar në 14 Qershor, 2015 01:29

Biznesi i karburanteve po i kthehet ciklit të mbyllur, nga puset e Patos Marinzës në serbatorët e makinave. Prodhimi i vendas duket se po lulëzon me kosto të rënda mbi cilësinë dhe evazionin fiskal. “Monitor” shkruan se 30% e tregut dominohet nga nafta e vendit, e cila e ka të pamundur të përmbushë standardin e cilësisë për squfurin dhe pikën e flakërimit. Rrugëtimi me spekulime i naftës “Made in Albania” nga rafineritë vendase deri te pikat e pakicës nën emrat e mëdhenj ndërkombëtarë.

Fitore historike 1 - 0 në miqësore me Francën. Shqipëria tregon "dhëmbët" përpara sfidave ventimtare me Danimarkën dhe Serbinë

Postuar në 13 Qershor, 2015 14:53

Përfaqësuesja jonë e futbollit ka arritur një fitore historike me Francën në ndeshjen miqësore që u luajt në Elbasan Arena. Kombëtarja udhëhoqi 1 me 0 që nga minuta e 43 e pjesë së parë pas një goli spektakolar të Ergys Kaçes. Mesfushori i Paokut realizoi me një goditje jashtë zone. Kombëtarja zhvilloi një pjesë të parë te mire, duke zotëruar lojen për shumë minuta. Lenjani ka patur disa raste shënimi në zonë, por nuk ka arritur të kalojë portierin Lori. Nga ana tjetër mbrojtja kuqezi ka treguar siguri dhe nuk ka lejuar francezët të rrezikojnë.

Reportazhi në “Euronews” hedh dyshime për rastin e Kumanovës, mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase

Postuar në 13 Qershor, 2015 11:46

Në një reportazh të "Euronews" hidhen dyshime se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase. Rrjeti informativ evropian “Euronews” i është rikthyer ngjarjeve dramatike në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptar dhe 8 policë maqedonas. Nëpërmjet një kronike të realizuar nga vendi i ngjarjes së 9 majit, “Euronews” hedh dyshime për shkaqet e saj. Në këtë reportazh dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilët mund të kenë negociuar dhe organizuar këtë ngjarje të rëndë.

Fushata/Operacion paraushtarak i LSI-së në Vorë. Deputeti i PD-së, Astrit Patozi paralajmëron gjakderdhje

Postuar në 13 Qershor, 2015 11:28

Kush dëshiron të njohë aftësitë e LSI-së në zgjedhje le të dalë një xhiro nga Vora. Ka ditë që raportohen probleme, që bllokohet biznesi i kreut aktual të bashkisë, Fiqiri Ismaili, që flitet për listat, apo edhe për presione. Të gjitha këto janë trajtuar në në letër të hapur të deputetit të PD-së, Astrit Patozi, i cili ua adreson letrën drejtuesve kryesorë në vend, përveç Ilir Metës, që është kryetar Kuvendi. “Mos mendoni se në letër është harruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, porse mungesa e tij këtu ka lidhje të drejpërdrejtë me thelbin e problemit”, shkruan Patozi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme