Arkiv-Lajme

Një tjetër gafë e vogël në fb. Kandidati i PS-së Memaliaj falenderon mbështetësit për… supostin

Postuar në 15 Qershor, 2015 09:01

Duhet të jetë zona gjeografike që i “tërheq” gafa të tiilla, gjithmonë nëse ky mesazh nuk është manipuluar. Statusi I kandidatit të PS për Memaliajn, Durim Rroshi, është peshkuar nga këshilltarja e Berishës Erla Mëhilli, e cila tashmë ka kohë të lirë për “monitorime” të kësaj natyre. Kështu, kandidati Rroshi, në vend që të shkruante “ju falenderojmë për suportin”, ka shkruar “ju falenderojmë për supostin”, mesa duket një lapsus shpejtësie në tastierë. Mbahet ende mend gafa e kandidatit fqinj socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, që garantoi mbështetësit për një fitore publiçitare.

Përjashtohet për 1 vit nga Bashkësia Islame imami i Prizrenit. I quajti femrat shqiptare rruspie dhe mohoi ekzistencën e shqiptarëve në Fushë-Kosovë në 1445(Video)

Postuar në 15 Qershor, 2015 06:55

Deklaratat se në Fushë Kosovë në vitin 1445 ka patur vetëm 1 përqind shqiptarë dhe se femrat shqiptare në emigracion janë rruspie i kanë kështuar përjashtimin me një vit nga Bashkësia Islame e Kosovës imamit të Prizrenit, Irfan Salihu. Gazeta Express në Kosovë raporton se vendimi është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe se është i vlefshëm për një vit. Pak kohë më parë hoxha Irfan Salihu deklaroi në një nga xhamitë e Prizrenit se “Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.

Akademiku Shezai Rrokaj zbulon shenjtërinë e numrit 47 dhe kontradiktën me të cilën nuk bie dakord LSI-ja: Familjet shqiptare janë të pastra, nuk meritojnë rrugë të pista!

Postuar në 15 Qershor, 2015 06:04

LSI mendon se familjat shqiptare janë të pastra dhe si të tilla nuk meritojnë të ecin në rrugë me baltë e pluhur. Nuk e thotë dokushdo apo ndonjë simpatizant i thjeshtë i partisë së Ilir Metës, por vetë akademiku Shezai Rrokaj, i cili është sërish në listën e LSI-së për këshillin Bashkiak të Tiranës. Këtë kontradiktë ai do ta përcjellë edhe në qeverisjen e re të Tiranës, ku për 4 vitet e shkuara ka shërbyer si anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak dhe që me platformën e paraqitur banorëve të Dajtit synon të rizgjidhet.

Kostoja e të larguarve padrejtësisht nga puna në administratë, 20 mln dollarë. Deri tani janë paguar 11 milionë

Postuar në 15 Qershor, 2015 05:49

Është një histori që përsëritet sa herë ndërrohen pushtetet: Punonjës që pushohen nga puna, fitojnë gjyqin dhe kostot që i shtohen buxhetit të shtetit. Sipas revistës Monitor, vetëm në Ministrinë e Bujqësisë gjenden mbi 40 persona që kanë fituar në gjykata të drejtën e dëmshpërblimit me një vlerë në total mbi 37 milionë lekë. Detyrimet që punonjësit e shkarkuar kanë fituar nga gjykatat rezultojnë në 45 milionë lekëve, prej të cilave 8 milionë lekë janë shlyer, por për shumicën e tyre ministria ka shpallur paaftësinë për të paguar.

Blater po rimendon kthimin në krye të FIFA-s, thotë një gazetë zvicerane. “E kërkojnë aziatikët dhe afrikanët”

Postuar në 15 Qershor, 2015 04:55

A po tenton Sep Blater të rikthehet në krye të FIFA-s? Sipas gazetës zvicerane “Schweiz am Sonntag”, më pak se dy javë nga vendimi i 79-vjeçarit për të dhënë dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit në organizatën e tij, Blater ka marrë mesazhe mbështetëse nga Konfederatat Afrikane dhe Aziatike, të cilat u kanë kërkuar që të rishikojë vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen pas fitores së mandatit të tij të pestë në krye të FIFA-s.

Rama flet për një fushatë të kursyer e të qetë dhe shuan zërat se mban antiplumb: “Çdo popull ka budallenjtë e tij”

Postuar në 15 Qershor, 2015 02:57

Stafi i kryeministrit por dhe ai vetë, ka rënë dakord që kamera e një televizioni ta ndjeki gjatë një dite të fushatës. “Ora News” e ka bërë të mundur këtë gjë, pikërisht nga fushata e kryeministrit ne Berat. Po ashtu kryeministri vjen dhe me një intervistë ku mes të tjerash shefi i qeverisë shuan kureshtjen e jelekut antiplumb. “Nuk kam mbajtur ndonjëherë antiplumb” i përgjigjet Rama pyetjes së gazetares. Ndërsa ndërhyrjes se në këtë mënyrë shuhen dhe zërat që flasin për të kundërtën, Rama i përgjigjet: “Çdo popull ka budallenjtë e tij”.

Administratori i “Geraldina Sposa”, Peza, rrëfen sesi "të gjithë duan të ulen në rresht të parë. "Në Shqipëri ka keqkuptim me fjalën "Vip""

Postuar në 14 Qershor, 2015 17:15

“Geraldina Sposa” bëri këtë vit 20 vjet jetë si firma shqiptare që merret me organizimin e ngjarjeve festive, sidomos dasmave, por edhe për faktin se ka në Shqipëri sallonin më të njohur të fustaneve për nuse. Dhe fustanet e nusërisë janë diçka e rëndësishme. Me këtë rast, firma ka organizuar një aktivitet në Pallatin e Brigadave me një organizim të mirëmenduar, të cilin e ka shpjeguar në Tv Klan, administratori Armando Peza. Peza është pyetur edhe për vendimet për këtë ngjarje, në vendosjen e njerëzve në vendet e tyre etj..

Imami i xhamisë dhe anëtar i FRD-së i uron Erjon Veliajt jo vetëm suksese në Bashki, por edhe si kryetar i ardhshëm i PS-së: "Shenjat janë të qarta"(video)

Postuar në 14 Qershor, 2015 14:23

Fushata elektorale është nxehur aq shumë sa ka futur në vorbullën e saj të gjithë, pa dallim “feje, krahine dhe ideje”. Këtë e konfirmoi së fundi dhe një imam xhamie i quajtur Naim Leci, i cili gjatë një mitingu mbështetës për të majtën në zonën e Farkës, u ftua nga një prezantuese simpatike të përshëndeste në emër të Frymës së Re Demokratike. Në fjalën e tij të shkurtër, gjysmë shqip e gjysmë arabisht, dhe nën brohoritjet e turmës që tunde flamuj e banderola, Naim Leci tha se ishte banor i zonës dhe imam i xhamisë.

Premtimi më i fundit, Erion Veliaj: “Stadiumi i ri kombëtar do të jetë jashtë Tiranës”. Po me “Qemal Stafën” ç’do të bëhet?

Postuar në 14 Qershor, 2015 13:47

Edhe sot është bërë një premtim. Jo i vogël natyrisht. Kandidatini mazhorancësnë Tiranë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me drejtuesit të klubit të futbollit “Tirana”, 34% të aksioneve të të cilit i zotëron Bashkia e Tiranës. Veliaj ka deklaruar “bashkia do të mbështesë këtë klub pas 21 qershorit, por edhe klubet e tkera si Dinamo, Partizani etj..”, për të dalë te premtimi kryesor: ndërtimi i një stadiumi kombëtar: “Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kryesor i Tiranës, që do të jetë edhe stadiumi kombëtar, të jetë diku jashtë Tiranës, që të ketë dhe mundësi parkimi.

Profili ironik i LSI-së. Luan Rama nuk kursen as ambasadorët e SHBA, BE, OSBE dhe një nënvleftësim për kryeprokurorin Llalla

Postuar në 14 Qershor, 2015 11:37

Në kundërpërgjigje të letrës që Astrit Patozi u dërgoi ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, presidentit të Republikës dhe kryetares së misionit të Vëzhguesve të OSBE-së për krimin elektoral që sipas tij po ndodh në Vorë, LSI është shfaqur me Luan Ramën, i cili ka futur në përdorim aftësitë tij ironizuese, tipar që mesa duket karakterizon një pjesë të LSI-së. Më poshtë është letra që ai u ka dërguar këtyre autoriteteve, ku veçohet dhe një ofertë dashamirëse Kryeprokurorin Llalla.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme