Një tjetër gafë e vogël në fb. Kandidati i PS-së Memaliaj falenderon mbështetësit për… supostin

Duhet të jetë zona gjeografike që i “tërheq” gafa të tiilla, gjithmonë nëse ky mesazh nuk është manipuluar. Statusi I kandidatit të PS për Memaliajn, Durim Rroshi, është peshkuar nga këshilltarja e Berishës Erla Mëhilli, e cila tashmë ka kohë të lirë për “monitorime” të kësaj natyre. Kështu, kandidati Rroshi, në vend që të shkruante “ju falenderojmë për suportin”, ka shkruar “ju falenderojmë për supostin”, mesa duket një lapsus shpejtësie në tastierë. Mbahet ende mend gafa e kandidatit fqinj socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, që garantoi mbështetësit për një fitore publiçitare.
a.j
Comments
Fjala supost nuk eshte gabim.
<p>Fjala supost nuk eshte gabim. Mbase aty e ka dasht mbeshtetjen. Aty jane te pakten 7-8 gabime ortografike qe tregojne injorance te kandidatit.</p><p>-anetar(ë); -simpatizant(ë);-partis(ë); -socj(i)aliste; -shum(ë); -padiskutu(e)shme;- (M)memaliajt.</p>
Add new comment