Akademiku Shezai Rrokaj zbulon shenjtërinë e numrit 47 dhe kontradiktën me të cilën nuk bie dakord LSI-ja: Familjet shqiptare janë të pastra, nuk meritojnë rrugë të pista!

LSI mendon se familjat shqiptare janë të pastra dhe si të tilla nuk meritojnë të ecin në rrugë me baltë e pluhur. Nuk e thotë dokushdo apo ndonjë simpatizant i thjeshtë i partisë së Ilir Metës, por vetë akademiku Shezai Rrokaj, i cili është sërish në listën e LSI-së për këshillin Bashkiak të Tiranës. Këtë kontradiktë ai do ta përcjellë edhe në qeverisjen e re të Tiranës, ku për 4 vitet e shkuara ka shërbyer si anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak dhe që me platformën e paraqitur banorëve të Dajtit synon të rizgjidhet. Një akademik nuk e ka të lehtë të kërkojë vota, por kur ndeshet me të tilla kontraste e ka të vështirë të mos i flasë hapur popullit për ato që ai nuk i meriton. Ja se çfarë tha Rrokaj gjatë takimeve derë më derë me banorë të komunës së Dajtit: “Familjet shqiptare janë të pastra nuk meritojnë rrugë të pista, kështu që ne do punojmë së bashku, për ditën e diel, në mënyrë që të rinjtë të kenë më shumë punësim, më shumë ëndrra, të mos marrin rrugët e kurbetit”-ka thënë Rrokaj. Një premtim që duket i arritshëm po të kemi parasysh faktin se LSI ka Ministrinë e Transporteve që kujdeset për rrugët dhe mbi të gjitha për fondet e mirëmbajtjes së tyre. Për shkak se vjen nga bota e letrave, fjalorit politik të zotit Rrokaj nuk i mungojnë edhe notat artistike, që gjithsesi nuk e zbehin ëndrrën e LSI-së për një Shqipëri më të bukur. “Do të jetë një fitore për kryetarin e ri të bashkisë z. Erion Veliaj, po mbi të gjitha do të jetë një fitore për numrin 47, më të shenjtin numër që i takon LSI. Në votën e tij nuk e kërkojmë për idealizëm, ne votën e tij e kërkojmë sepse duam t’i kthejmë Tiranës atë që i ka munguar rininë, rininë e saj, bukurinë, bukurinë e saj, t’i kthejmë Tiranës gjelbërimin, pastrimin”-ka përfunduar akademiku Rrokaj.
l.m
Comments
Shejzaiu, si akademik,eshte i
Shejzaiu, si akademik,eshte i vetmi nder partite e tranzicionit shqiptar. Te jesh edhe akademik, edhe me LSI... eshte kunderti e pagelltitshme.
Duket se brenda dukjes se tij ka mbetur grrabsi nga origjina, qe gjeti strehen ne kete parti te pa asnje shenje ideali. Teorikisht, Sezaiu e di rrokje per rrokje se pa idealizem nuk ka asgje te bukur ne kete bote.
Si lsi-st, ai e thote shkoqur: jo per idealizem, ne ju kemi lene pa rruge...
Add new comment