Premtimi më i fundit, Erion Veliaj: “Stadiumi i ri kombëtar do të jetë jashtë Tiranës”. Po me “Qemal Stafën” ç’do të bëhet?

Edhe sot është bërë një premtim. Jo i vogël natyrisht. Kandidatini mazhorancësnë Tiranë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me drejtuesit të klubit të futbollit “Tirana”, 34% të aksioneve të të cilit i zotëron Bashkia e Tiranës. Veliaj ka deklaruar “bashkia do të mbështesë këtë klub pas 21 qershorit, por edhe klubet e tkera si Dinamo, Partizani etj..”, për të dalë te premtimi kryesor: ndërtimi i një stadiumi kombëtar: “Ne do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kryesor i Tiranës, që do të jetë edhe stadiumi kombëtar, të jetë diku jashtë Tiranës, që të ketë dhe mundësi parkimi. Por, kjo s’do të thotë që të lëmë hapësira të tilla, të cilat fare mirë mund të përdoren nga Tirana dhe të jepen me qera për klube të tjera”, tha Veliaj në takimin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi”. Projektimi i FShF-së parashikonte ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, në hapësirën ku sot është stadiumi “Qemal Stafa”. Por me sa duket mazhoranca ka plane të tjera.
http://tvklan.al/veliaj-takon-drejtuesit-e-klubit-tirana-2/
s.z
Comments
Bravo! Shyqyr qe doli njeri

Bravo! Shyqyr qe doli njeri me vizion. Stadiumet e gjithe bota sot po i nderton jashte qyteteve. Mundesi parkimi, nuk bllokohet trafiku dhe mbas ndeshjes, fiu te gjith tifozat ne aeroport ose stacion treni dhe largohen.

E thjeshte fare cdo beje

E thjeshte fare cdo beje mazhoranca: do i fusi nje privatizim stadiumit ekzistues, pasi te ia kete ulur vleren sa te jete e mundur. Pastaj fatlumi qe do e bleje do i fuse nje rrafshim ne nivelin e tokes. Motivet jane te ndryshem perfshire ndonje motiv gjeologjik apo ndonje zjarr pa dashje. Pastaj tek toka e zbrasur ka vend rehat per nja 6 kulla 30 kateshe.

Beni nje hesap te thjeshte: Edi Rama si kryetar i Bashkise arriti te merrte PS-ne pak a shume ne 2005-en. Dmth i mjaftuan 4-5 vite bashki por do llogaritur qe ndertimi boom-in e pati ne 1998-2003. Laj thaj Edi 3 vite boom kapi. Keto 3 vite i mjaftuan ama...

Pervecse vjedhjes se shtetit, biznesi me i mire ngelet ndertimi. Sidomos kur ai pasohet me bllokime te te tjereve. Dhe per kete Edi eshte mjeshter. E beri ne 2006 e tutje dhe e beri dhe vitin e kaluar, si gjithmone si ore zviceriane per te njejtin grup biznesi.

Dhe delet vazhdojne votojne...

Kompleksi i Pallateve Qemal

Kompleksi i Pallateve Qemal Stafa i dizenjuar nga firma presitigjoze belge N45E, me investitor <fut nje nga deputet e shumte te mazhorances> do vije se shpejti prane jush.

Add new comment