Arkiv-Lajme

Durim Bami në fushatën e Artur Bushit? Foto e takimit të kandidatit të PS në Nikël të Krujës

Postuar në 16 Qershor, 2015 05:00

Portali zalart. al ka publikuar foto të kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Krujës, Artur Bushi, të cilat sipas saj tregojnë se në takimet e Bushit është present edhe Durim Bami, personi i shumëpërfolur për inskeminimin e vrasjes së Tom Doshit nga Ilir Meta. Portali e ka shoqëruar foton edhe me një tekst ku thuhet; Persona në arrest shtëpie, të njohur si element të rëndësishëm e kyc në procese të rënda hetimi janë shfaqur në fushatë në mbështetje të kandidatëve lokal.

Zhurnal/ A ka ndryshuar qëndrim Ditmir Bushati mbi Kumanovën!

Postuar në 16 Qershor, 2015 04:29

Shtypi shqiptar në Maqedoni ka ngritur pikëpyetyje mbi ekuilibrat e politikës së jashtme të qeverisë shqiptare, nisur edhe nga deklaratat më të fundit të ministrit Ditmir Bushati. Gazeta Zhurnal shkruan se “Duke qenë se diplomatët i matin fjalët mirë dhe rrallëherë i përdorin rastësisht ato, bie në sy qëndrimi më i fundit i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, lidhur me Kumanovën. Qëndrimet e fundit të Shqipërisë për ngjarjet e Kumanovës ishin që të bëhej një hetim ndërkombëtar dhe se Maqedonia do ta kishte të vështirë rrugën për në NATO nëse nuk zbaton marrëveshjen e Ohrit.

Gjykata e Kasacionit në Napoli dënon me gjobë 60 mijë euro Roberto Savianon; mori tre artikuj gazetash për librin “Gomorra” pa i cituar

Postuar në 16 Qershor, 2015 04:22

Ka bërë bujë lajmi se Gjykata e Kasacionit në Napoli ka dënuar gazetarin dhe shkrimtarin Roberto Saviano me 60 mijë euro gjobë pasi akuzohet për plagjiaturë. Saviano ka marrë në librin e tij “Gomorra” pjesë nga nga gazeta “Le Cronache di Napoli” pa i cituar: Është fjala për tre artikujt të kopjuar e riprodhuar në librin e tij, por pa u cituar burimi. Artikujt janë marrë nga gazetat Cronache di Napoli dhe Cronache di Caserta, ironikisht, media këto që vetë Saviano i ka kritikuar për sjelljen e tyre dhe qëndrimet ndaj mafias.

Skandal, kuvendi mbyllet para zgjedhjeve. Meta thotë se e ka të vështirë të mbledhë deputetët e shpërndarë në fushatë

Postuar në 16 Qershor, 2015 04:12

Mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Parlamenti do të qëndrojë i mbyllur deri sa të mblidhen deputetët e shpërndarë në fushatë lartë e poshtë vendit. Kuvendi njoftoi se në pamundësi për të krijuar kuorumin e nevojshëm për shyrtimin e projektligjeve, seanca plenare e ditës së enjte nuk do të zhvillohet. “Meqenëse komisionet  paralametare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara për senacen plenare të ditës së enjte, dt. 18.06.2015, ju njoftojme se seanca e ditës së enjte nuk do të zhvillohet”-thuhet në njoftimin e kuvendit.

l.m

Pas lutjeve dhe profecisë së imamit të Farkës për Erion Veliajn, reagon KMSH: Jemi të paanshëm, distancohemi ndaj përdorimit të emrit tonë

Postuar në 16 Qershor, 2015 03:23

Në një profeci për Erion Veliajn, dje në një miting të kandidatit të majtë, banori i zonës së Farkës dhe imami i xhamisë në fjalë Naim Leci, doli në podium ku kërndoi disa vargje arabisht dhe parashikoi jo vetëm fitoren e Veliajt në zgjedhje, por edhe një të ardhme më të largët, kur Veliaj do bëhet kryetar I PS-së. Duket se nisur nga ky gjest, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bëri apel partive që emri i këtij institucioni të mos përdoret për efekte elektorale.

Prishtinë, pranga ish gjyqtares komunale, akuzohet se tjetërsoi në mënyrë të paligjshme tokë shtetërore me vlerë 100 milionë euro

Postuar në 16 Qershor, 2015 02:56

Edhe në Prishtinë ndodhin arrestime gjyqtarësh. Ish gjyqtarja e Gjykatës Komunale Naxharije Hoti dyshohet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim të tjetërsimit të pronave, duke përfituar materialisht, njofton lajmi.net. Hoti kishte kompetencë çështje pronësore sa kryente funksionin e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Prishtinë, dhe bën pjesë në rastin e grupit të ish kryetarit të kësaj Gjykate Nuhi Uka. Ky i fundit ishte dënuar me dy vjet burg me kusht.

Bushati e Baze për Becchettin: I pari e sheh konfliktin e interesit tek kryeministri Rama, i dyti tek paratë që italiani i ka dhënë Liri Berishës

Postuar në 15 Qershor, 2015 14:05

Cështja Becchetti dhe Agon Channel bashkëshoqëruar me të, ka shqetësuar sot analistët Andi Bushati e Mero Baze. Në një shkrim tek Lapsi.al, Bushati anatemon mediat shqiptare që janë të kapura, dezinformuese dhe jo në shërbim të publikut, pasi nuk ngrenë pyetje si psh: Pse flitet për pastrim parash kur nuk kemi asnjë provë se paratë për të cilat bëhet fjalë vijnë nga një burim kriminal? Si mund të sekuestrohet një biznes kur ende- ashtu sikurse thotë prokuroria- nuk kanë ardhur vërtetimet nga bankat europiane, të cilave u është kërkuar ky raport? Ç'është ky nxitim?

Debati për harmoninë në Konispol, kush po provokon në fakt tensione?

Postuar në 15 Qershor, 2015 13:49

“Përshëndes kryeministrin Rama në një fjalim brilant në Konispol, i cili sot iu drejtua të gjithë qytetarëve që të jenë të gjithë bashkë e të kuptojnë se Konispoli nuk mund të jetë transferimi i konflikteve etniko-fetare siç ka qenë Himara. Por, Konispoli duhet të jetë vendi i bashkëjetesës myslimanë, ortodoksë e katolikë.

Jeb Bush shpall kandidimin e tij për presidencialet amerikane. Ekipi i tij ka nisur punën prej muajsh, gati 100 mln dollarë si fond fushate

Postuar në 15 Qershor, 2015 10:55

Vëllai i ish-presidentit amerikan George W.Bush, John Ellis, më i njohur si Jeb Bush, ka zyrtarizuar pak më herët kandidaturën për president të SHBA-së nga rradhët e republikanëve. Politikani ish guvernator i Floridas ka qenë i përfolur për një kandidim dhe më në fund ka vendosur ta zyrtarizojë atë.

Flamur i sekuestruar apo flamur solidariteti?

Postuar në 15 Qershor, 2015 09:06

Fotoja e mësipërme është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook. Berisha ngre dyshime dhe akuzon përfshirjen e policisë së (pu)shtetit në fushatë. Nuk ka ndonjë gjë të çuditshme në fakt, pasi jemi mësuar me këto gjëra. Por për të përmbushur detyrimin e të qenit skeptik, nja dy pyetje duhen shtruar: Mos vallë është flamur i sekuestruar dhe jo flamur solidariteti? Mos vallë fotoja është bërë ditën e ndeshjes me Francën dhe punonjësit e policisë kanë të drejtën e tyre të festojnë me flamurin e zemrës?
s.z

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme