Durim Bami në fushatën e Artur Bushit? Foto e takimit të kandidatit të PS në Nikël të Krujës

Portali zalart. al ka publikuar foto të kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Krujës, Artur Bushi, të cilat sipas saj tregojnë se në takimet e Bushit është present edhe Durim Bami, personi i shumëpërfolur për inskeminimin e vrasjes së Tom Doshit nga Ilir Meta. Portali e ka shoqëruar foton edhe me një tekst ku thuhet; Persona në arrest shtëpie, të njohur si element të rëndësishëm e kyc në procese të rënda hetimi janë shfaqur në fushatë në mbështetje të kandidatëve lokal. Durim B, personi i shfaqur në foto është nën masën e arrestit nga Gjykata e Lartë për një çështjet hetimore bombastike të vitit të fundit. Kjo nuk e ka penguar atë të thyej masën e arresti dhe të shfaqet në vizita elektorale të kandidatit për kryetar Bashkie në Krujë. Fotot e takimit elektoral janë postuar edhe në profilin zyrtarë të kandidatit në Facebook. Vendimi për masë sigurie arrest shtëpie është dhënë dy javë më parë nga Gjykata e Lartë. Takimi ka qene i qete dhe eshte zhvilluar ne Nikel te Krujes”. Por media të tjera kanë shkruajtur se personi në foto nuk është Durim Bami, por vëllai i tij Valter Bami, një simpatizant i njohur i Partisë Socialiste.
http://www.zalart.al/2015/reports/view/291
l.m
Add new comment