Pas lutjeve dhe profecisë së imamit të Farkës për Erion Veliajn, reagon KMSH: Jemi të paanshëm, distancohemi ndaj përdorimit të emrit tonë

Në një profeci për Erion Veliajn, dje në një miting të kandidatit të majtë, banori i zonës së Farkës dhe imami i xhamisë në fjalë Naim Leci, doli në podium ku kërndoi disa vargje arabisht dhe parashikoi jo vetëm fitoren e Veliajt në zgjedhje, por edhe një të ardhme më të largët, kur Veliaj do bëhet kryetar I PS-së. Duket se nisur nga ky gjest, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bëri apel partive që emri i këtij institucioni të mos përdoret për efekte elektorale. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH-së dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale”, deklaroi dje KMSH-ja. Duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të votës së lirë, si një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, KMSH u bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.
a.k
Add new comment