Gjykata e Kasacionit në Napoli dënon me gjobë 60 mijë euro Roberto Savianon; mori tre artikuj gazetash për librin “Gomorra” pa i cituar

Ka bërë bujë lajmi se Gjykata e Kasacionit në Napoli ka dënuar gazetarin dhe shkrimtarin Roberto Saviano me 60 mijë euro gjobë pasi akuzohet për plagjiaturë. Saviano ka marrë në librin e tij “Gomorra” pjesë nga nga gazeta “Le Cronache di Napoli” pa i cituar: Është fjala për tre artikujt të kopjuar e riprodhuar në librin e tij, por pa u cituar burimi. Artikujt janë marrë nga gazetat Cronache di Napoli dhe Cronache di Caserta, ironikisht, media këto që vetë Saviano i ka kritikuar për sjelljen e tyre dhe qëndrimet ndaj mafias. Gjykata e Apelit ksihte dënuar me 60 mijë euro Savianon për plagjiaturë por ky i ishte drejtuar Kasacionit për zgjidhjen e çështjes.
a.k
Add new comment