Arkiv-Lajme
Shteti merr në administrim “Agon Channel”. Vlera e aseteve te Beccheti-t në TV llogaritet në 1.1 miliardë lekë
10 ditë pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar 60 përqind të Agon Channel ministria e financave është vënë në lëvizje. Tv Klan raporton se Pasditën e mërkurë përfaqësues të agjensisë së aseteve të sekuetruara janë paraqitur në zyrat e Agon Channel për të kryer një inventar për pjesën që zotërohet nga Francesco Beccheti.
Gara për Himarën, kandidati Goro: “Tokat e lira do t’i japim me 1 euro për imvestime. Në Kakome ëhstë bërë krim. Qeveria do bëjë amendim për zgjidhjen e tij”
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergj Goro, aktualisht kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit, ka dhënë sot një intefvistë për gazetën “Dita”. Goro flet për investimet dhe rilindjen urbane të bashkisë, e cila fiton territor të ri me ndarjet territoriale. Një pikë interesante është ajo për investimet, në një vend ku ekzistojnë probleme jo të vogla pronësie. Ja se çfarë thotë Goro: “Tokat ku janë të lira, do të ndihmojmë procesin që t’i jepet me “1 euro” për ndërtimin e resorteve të ndryshme, të cilat sjellin në Himarë më shumë turistë.
Raporti ERE për 2014, OSHEE-ja ka aplikuar faturime aforfe në mënyrë të kundërligjshme
Raporti i Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2014 pasqyron një numër në rritje të ankesave nga ana e abonentëve. Kryesisht ky fenomen ka ardhur si pasojë e faturimeve aforfe, i cili është i jashtëligjshëm. “Ky fenomen është ndeshur ndjeshëm në trajtimin e ankesave të konsumatorëve, të cilët edhe pse kanë qenë me matës, përsëri janë faturuar aforfe në kundërshtim me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE –s Nr. 146, datë 24.12.2013 ”Mbi kërkesën e kompanisë “Cez-Shpërndarje” sha, në administrim të përkohshëm, për vendosjen e faturimit aforfe.
Fushata shumëplanëshe e PDIU-së. Tahir Muhedini i koalicionit të majtë krah të Halim Kosovës
Edhe janë në koalicion edhe nuk janë. Këtë po përpiqen të tregojnë deputetët e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, gjysma e të cilëve merr pjesë në aktivitetet e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa gjysma tjetër shfaqet me sloganin e opozitës për më shumë Punë dhe Dinjitet. Kryetari i partisë së çamëve në fakt nuk e ka tradhëtuar akoma marraveshjen me Edi Ramën, për të cilin ka shprehur konsiderata të vyera pas fjalimit me tone të larta patriotike në Konispol, të cilin madje e quajti brilant.
A po përdoret feja për politikë dhe vota? Rama devijon fare rastësisht itinerarin e fushatës për të bërë fushatë me inagurimin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd (Video)
Lidhja e kryeministrit me fenë duket se është forcuar në kohë fushate. Pak ditë më parë në Konispol ai mallkoi ata që nxisin përçarjen fetare dhe etnike, ndërsa së fundmi duke rrugëtuar në Shqipëri në mbyllje të takimeve elektorale, fare rastësisht (të paktën kështu thotë njoftimi zyrtar i zyrës së tij), ai ka devijuar në fshatin Dragostunjë për të vizituar xhaminë e sapoinaguruar në këtë fshat të Librazhdit.
Berisha rrëfen se pse ndikoi që Ilir Meta të shpëtonte nga burgu për korrupsion: Do të them më ka hedhur hi syve për 700 mijë euro
Gjatë një interviste për “ABC News” ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë se pse ai në vitin 2011 mbrojti Metën dhe ndikoi në faktin që ai mos të arrestohej për korrupsion. “Nëse ilir Meta më ka hedhur hi syve për 700 mijë euro do të them se më ka hedhur hi syve. Por kishte një proces gjyqësor. Dhe në dokument shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di. Por kishte një gjyq”, tha Berisha në emisionin “Vendore 2015” të “ABC News”.
Shpëtim Idrizi i PDIU-së deklaron se është arritur marrëveshje me PS-LSI për prezencën në grupet e numërimit
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar në studion e Ilva Tares në “Ora-News” se për çështjen e numëruesve të partisë së tij është arritur marrëveshje me PS-në dhe LSI-në. “Kemi gati që nëse nuk do të merrnim mbrojtjen ligjore të PDIU ne do bënim thirrje që mos mbështesnim kandidatët e koalicioni që ishim, por para disa ditësh u mblodhëm me aleatët dhe kemi marrë garancitë ligjore që jo vetëm nëpërmjet vëzhguesve ligjorë, por edhe më gjerë në një bashkëpunim mes PS-LSI –PDIU që ne të jemi prezent në grupet e numërimit. Koalicioni ka 3 vëzhgues zyrtarë.
Të paktën të zbatohet standardi “Kokëdhima” për të vërtetën e diplomave
Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kandidatin e mazhorancës në Tiranë, Erion Veliaj se ka diplomë false. Kjo është akuzë e vjetër, por disa media nxituan që të paraqesin si fakt përgënjeshtrues disa shkrime, tip rekomandimesh, vlerësimesh që një faqe universiteti në SHBA ka publikuar për Veliajn. Për të qenë të sinqertë, me aq sa ka arritur Veliaj, provon se ka kapacitetet për të mbaruar universitetin. Kjo as që duhet diskutuar. Se edhe sikur të pranojmë se thjesht i ka rënë qylit në politikë, sërish kjo do zgjuarësi. Madje shumë.
Intervista/Kryeministri: “Mediat nuk i kam në llogari. Gjyqësori, turpi ynë. Video e Sejdinit, jashtë kontekstit. PD në drejtim të paditur”. Fevziu: “Qenke lodhur shumë në 2 vjet”
Intervista e sotme e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në emisionin “Opinion” ka sjellë një dëshmi të problemit serioz të komunikimit mes tij dhe një pjese të publikut. Duket se çdo kritikë apo akuzë që ngrihet në media apo nga opozita, nuk qëndron. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ato bëhen ndaj Aleancës për Shqipërinë Europiane apo se vijnë nga SHQUP-i. Të inkriminuar në fushatë? “Nuk ka asnjë të dënuar, asnjë. Këto janë gjueti shtrigash”. Rasti Sejdini? “Dua të shoh videon të plotë që të flas. Është nxjerrë nga konteksti”.
Dako-Duma, sërish anomali. Vonohet kandidatja në takimin me kontabilistët e Durrësit, Dako largohet pasi mbaron pjesën e vet?!
U takuan, s’u takuan. Gara për bashkinë e Durrësit mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos pëson “incidentin” e radhës, ku edhe një prani e përbashkët e tyre në një aktivitet të Shoqatës së Kontabilistëve në Durrës, i cili ishte parashikuar për në orën 10:00, nuk u realizua siç duhej. Pas dështimit të emisionit Top Show, ky takim lokal filloi me ardhjen e Dakos dhe përgjigjen e pyetjeve prej tij. Pastaj mbërrin Duma dhe Dako pa kaluar shumë, largohet. Përplasja ka vazhduar me deklaratat e palëve respektive.