Fushata shumëplanëshe e PDIU-së. Tahir Muhedini i koalicionit të majtë krah të Halim Kosovës

Edhe janë në koalicion edhe nuk janë. Këtë po përpiqen të tregojnë deputetët e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, gjysma e të cilëve merr pjesë në aktivitetet e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa gjysma tjetër shfaqet me sloganin e opozitës për më shumë Punë dhe Dinjitet. Kryetari i partisë së çamëve në fakt nuk e ka tradhëtuar akoma marraveshjen me Edi Ramën, për të cilin ka shprehur konsiderata të vyera pas fjalimit me tone të larta patriotike në Konispol, të cilin madje e quajti brilant. Por nga ana tjetër Tahir Muhedini që është president Nderi i PDIU-së është shfaqur në krah të kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova gjatë një aktiviteti në kryeqytet. Ndoshta një rastësi që lexohet drejt nga mbështetësit e Tahir Muhedinit në kryeqytet, që gjithsesi këtë foto nuk e ka postuar në internet. Gazeta pranë opozitës “Standard” i ka kushtuar vëmendje këtij rasti duke e shoqëruar me një koment ku thotë “Tretet si kripa në ujë partia Çame e Shpëtim Idrizit. Pas Dashamir Tahirit në Vlorë në krah të së djathtës është rreshtuar dhe deputeti tjetër i PDIU-së, Tahir Muhedini. Shpëtim Idrizi mbetët vetëm me ‘’Qifen’’ e Elbasanit dhe ‘’Omerin’’ e Fierit. Deputeti çam i Tiranës ka qënë në krah të kandidatit të djathtë Halim Kosova.
l.m
Add new comment