Gara për Himarën, kandidati Goro: “Tokat e lira do t’i japim me 1 euro për imvestime. Në Kakome ëhstë bërë krim. Qeveria do bëjë amendim për zgjidhjen e tij”

Postuar në 18 Qershor, 2015 07:08

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergj Goro, aktualisht kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit, ka dhënë sot një intefvistë për gazetën “Dita”. Goro flet për investimet dhe rilindjen urbane të bashkisë, e cila fiton territor të ri me ndarjet territoriale. Një pikë interesante është ajo për investimet, në një vend ku ekzistojnë probleme jo të vogla pronësie. Ja se çfarë thotë Goro: “Tokat ku janë të lira, do të ndihmojmë procesin që t’i jepet me “1 euro” për ndërtimin e resorteve të ndryshme, të cilat sjellin në Himarë më shumë turistë. Do të krijojnë më shumë vende pune dhe natyrisht më shumë zhvillim. Për sa i përket plazheve, do të përpiqemi të kryejmë investime që ato të kenë akses për të shkuar për t’u bërë plazhe. Ajo që është bërë për Kakomenë nga Qeveria e mëparshme, mendoj se është bërë një krim. Qeveria do të sjellë një amendim për zgjidhjen e problemit të Kakomesë dhe jo vetëm, ku padyshim kjo do të sjellë zhvillimin e turizmit”.
http://www.gazetadita.al/jorgo-goro-pronat-dhe-tre-premtimet...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.