Raporti ERE për 2014, OSHEE-ja ka aplikuar faturime aforfe në mënyrë të kundërligjshme

Postuar në 18 Qershor, 2015 06:31

Raporti i Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2014 pasqyron një numër në rritje të ankesave nga ana e abonentëve. Kryesisht ky fenomen ka ardhur si pasojë e faturimeve aforfe, i cili është i jashtëligjshëm. “Ky fenomen është ndeshur ndjeshëm në trajtimin e ankesave të konsumatorëve, të cilët edhe pse kanë qenë me matës, përsëri janë faturuar aforfe në kundërshtim me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE –s Nr. 146, datë 24.12.2013 ”Mbi kërkesën e kompanisë “Cez-Shpërndarje” sha, në administrim të përkohshëm, për vendosjen e faturimit aforfe. Sipas këtij vendimi “faturimi aforfe Kapitulli 7 – Aktiviteti i Entit Rregullator të Energjisë 107 do të aplikohet për klientët familjare pa matës ose për konsumatorët me matesa të demtuar dhe jashtë kushtit teknik. Faturimi do të aplikohet për një periudhë jo me shumë se 2 muaj”, raporton “Monitor”. Sipas ERE-s gjatë vitit 2014 janë konstatuar raste faturimi aforfe jashtë tabelës së përcaktuar.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.