Shpëtim Idrizi i PDIU-së deklaron se është arritur marrëveshje me PS-LSI për prezencën në grupet e numërimit

Postuar në 17 Qershor, 2015 19:04

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar në studion e Ilva Tares në “Ora-News” se për çështjen e numëruesve të partisë së tij është arritur marrëveshje me PS-në dhe LSI-në. “Kemi gati që nëse nuk do të merrnim mbrojtjen ligjore të PDIU ne do bënim thirrje që mos mbështesnim kandidatët e koalicioni që ishim, por para disa ditësh u mblodhëm me aleatët dhe kemi marrë garancitë ligjore që jo vetëm nëpërmjet vëzhguesve ligjorë, por edhe më gjerë në një bashkëpunim mes PS-LSI –PDIU që ne të jemi prezent në grupet e numërimit. Koalicioni ka 3 vëzhgues zyrtarë. Ka vëzhgues që rrinë jashtë, por edhe nga ata që kanë të drejtat ta bllokojnë procesin. Këta janë zyrtare dhe janë 3, një nga këta do të jetë i PDIU. Aty ku ne kemi kandidatët dhe në disa zona në momentin që do numërohen votat për këshilltar, ne do jemi aty dhe kjo është bërë një kompromis mes LSI dhe PS”, tha Idrizi.
s.z

Comments

Submitted by Idrizi i gjore (not verified) on

Nese Idrizi eshte Burre i Nderçim, dhe

dhe vertete kerkon te mbaj gjalle endrren e Atit te vete, qe paskej mberritur vetem 1 vjec ne Shqiperi, i perzene nga fqinji Jugor,

duke e shnderruar ne enderr te gjere europaine,

ku valle e gjen garancine se Rama e Meta, psh pas zgjedhjeve, nuk bjen dakord te ndajne me FQINJIN

jo token e nendetshme, por Naften e Atjeshme,

dhe e lene serish Çamerine e gjore me traste krahut...?

Se, kjo bote keshtu eshte bere: ndonjehere atdheu vete e strehoet ne shpirtin e ca burrave qe vdesin per ta mbajtur gjalle,

dhe dalin ca pak te tjere, qe e shesin bashke me shpirtin e vete...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.