Shteti merr në administrim “Agon Channel”. Vlera e aseteve te Beccheti-t në TV llogaritet në 1.1 miliardë lekë

Postuar në 18 Qershor, 2015 08:44

10 ditë pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar 60 përqind të Agon Channel ministria e financave është vënë në lëvizje. Tv Klan raporton se Pasditën e mërkurë përfaqësues të agjensisë së aseteve të sekuetruara janë paraqitur në zyrat e Agon Channel për të kryer një inventar për pjesën që zotërohet nga Francesco Beccheti.

Nga inventari ka rezultuar se vlera e pajisjeve është rreth 1.1 miliardë lekë të reja. Agjensia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara pas inventarit ka caktuar dhe tre administratorë shtetërorë, të cilët do të përgjigjen për 60 përindëshin që është në pronësi të Beccheti-t.  Administrimi nga shteti i kësaj pjese të Agon Channel do të vazhdojë deri në kohën kur do të ketë një vendim të formës së prerë  nga Gjykata e Apelit.

Pritet që në ditët në vijim në administrim të shtetit të kalojnë dhe kompanitë e tjera të sekuetruara të Beketit si hidrocentrali i Kalivaçit si dhe kompanitë  “Energji”, “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”.

l.m

Comments

Submitted by h.vrioni (not verified) on

hic me hic eshte kjo pune. Agonit i intereson me sa duket te dale ky lajm sepse eshte nje aset per mbrojtjen ne gjyq. Nderkohe, e habitshme se si lajmi qe Becchetti fitoi gjyqin me Enel nuk gjendet ne asnje gazete e portal shqiptar. Media qenka shume me rende nga sa mendohej

Submitted by marta-nesh (not verified) on

<p>po te dale mafioz ky Bechetti , ku do ta fusin kete foto patetike keta &nbsp;rrogetaret e medias...?</p>

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>marta-jush</p><p>Aty ku e kane futur rrogetaret e Sandrit te Klanit, Tanit te Topit, mediave te Kocos, atyre te Bolinos dhe Mero Bazes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.