Berisha rrëfen se pse ndikoi që Ilir Meta të shpëtonte nga burgu për korrupsion: Do të them më ka hedhur hi syve për 700 mijë euro

Postuar në 18 Qershor, 2015 00:43

Gjatë një interviste për “ABC News” ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë se pse ai në vitin 2011 mbrojti Metën dhe ndikoi në faktin që ai mos të arrestohej për korrupsion. “Nëse ilir Meta më ka hedhur hi syve për 700 mijë euro do të them se më ka hedhur hi syve. Por kishte një proces gjyqësor. Dhe në dokument shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di. Por kishte një gjyq”, tha Berisha në emisionin “Vendore 2015” të “ABC News”. Shifra prej 700 mijë eurosh është përmendur në videon e publikuar nga “Fiks Fare” në janar të 2011, video e cila shkaktoi më pas protesta të dhunshme të opozitës së atëhershme, protesta që kulmuan me 4 të vrarë më 21 janar. Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë edhe opinionin e tij për këtë fushatë, vetëm dy ditë para mbylljes së saj. Berisha thotë se nuk ishte e gabuar që nuk u aktivizua në këtë fushatë. Ai tha se nuk ishte penduar që mori një vendim të tillë. “Është një vendim që e mora dhe nuk jam penduar. I takonte kryetarit të ri të udhëhiqte fushatën” – tha ish-kryeministri. Berisha nënvizoi se kjo fushatë i ka tërhequr vëmendjen për diçka të rëndë. “Kjo është fushata që është përfshirë më shumë krimi. As në vitin 1997 nuk ka pasur një aktivizim kaq të gjerë të personave të inkriminuar. Është përfshirë në fushatë, administrata, policia dhe ushtria. Unë nuk kam qenë kundër që punonjësit e administratës të tregojnë bindjet e tyre, por aktivizimi i policisë është papranueshëm”.

Comments

Submitted by boni (not verified) on

<p>Duket se personaliteti me i madh eshte Meta. Ballin larte e krenar. &nbsp;Berisha duket sikur po i ben temena dhe po i perulet. &nbsp;Keshtuqe e ka falur Meta Berishen, jo Berisha Meten. I dukej i embel pushteti Berishes? Ta gezoj tani.</p>

Submitted by miri (not verified) on

<p>binte qeveria ate kohe, kjo ste leverdiste ty ......te tjerat jane peralla me mbret.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.