Arkiv-Lajme
Kreu i LSI-së: “Rama-Meta sapo ka filluar...Me Berishën ke qejf të luftosh, por edhe të bashkëpunosh. Me z. Basha...”
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka qenë sot i ftuar në “Opinion” ku ka folur për situatën elektorale dhe politike në vend. Një hapësirë të madhe kohe ka zënë marrëdhënia me opozitën, sidomos kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Për Metën kreu aktual i PD-së as mund të konsiderohet sfidë për mazhorancën. “Rama-Meta sa ka filluar”, tha ai, në përgjigje të thirrjeve të Voltana Ademit: “Rama-Meta ka mbaru”. Për të vijuar me disa konsiderata personale: “Z. Basha, thonë edhe kolegët e tij në PD, gënjen për pasion.
Ja si “lulëzoi” Shëngjini: Sekuestrohen 10 mln euro pasuri kriminale të Astrit Nimanit, mes tyre 4 pallate
Gjithçka kishte fituar nga veprimtaria kriminale, e kishte investuar në Shëngjin. Një pjesë e mirë e panoramës së sotme bregdetare të qytetit është fryt i ndërtimeve të Astrit Nimanit. Pas hetimeve një mujore, policia e Lezhës ka sekuestruar sot 10 milionë euro pasuri të paluajtshme, produkte të veprimtarisë kriminale të këtij personi.
Rasti “Sejdini” provon se pushteti i sotshëm është identik me atë të djeshmin në raport me median. Identik...
Sapo u publikua videoja e Qazim Sejdinit, nisën edhe reagimet. I pari natyrisht kryeson deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i cili e hodhi një status në Facebook. Nuk bëhet fjalë për distancim nga ky lapsus “sinqeriteti” i Qazim Sejdinit, por për një kërcënim për kandidatin e opozitës Ardian Turku. “Kandidati i SHQUP-it ne Elbasan Ardian Turku bie ne kurthin e videove. Megjithate ne do te respektojme etiken, sepse fushata zgjedhore ka nevoje per krahasimin e programeve dhe te projekteve per te ardhmen.
Sondazhi IPR-Marketing: Epërsia e mazhorancës, 26% ose rreth 400 mijë vota
Kompania italiane IPR-Marketing prezantoi sot baterinë e tretë të sondazheve në Shqipëri për televizionin Ora News. Kjo kompani ka zhvilluar sondazhe për këtë televizion edhe në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve të saj, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni.
Rusia i përgjigjet NATO-s, 40 raketa të reja balistike për Europën Lindore. “NATO po na shtyn në një garë armatimi”
Tingëllon si ringjallja e garës së armatimit mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të vendosë në shërbim këtë vit më shumë se 40 raketa të reja balistike interkontinentale në krahut perëndimor të vendit. Ky veprim vjen pasi SHBA ka propozuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore. “Më shumë se 40 raketa balistike të afta të tejkalojnë sistemet e mbrojtjes anti raketore, teknikisht më të avancuara, do t’i shtohen arsenalit nuklear këtë vit”, deklaroi Putin në eventin “Ushtria 2015” në Alabino në perëndim të Moskës, një panair ushtarak.
Gjyqi për imamët e Unazës së re, dëshmitarët ndryshojnë dëshmitë. Disa deklarojnë se “vuajnë nga skleroza dhe nuk mbajnë mend asgjë”
Gjyqi kundër të akuzuarve për rekrutime të besimtarëve për në luftën në Siri, po transformohet në një shfaqje pa kuptim. Siç raporton Tv Klan, dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ndryshuar dëshminë në raport me atë çfarë kanë deklaruar në fazën e hetimeve. “Besmir Duka, 26 – vjeç nga Elbasani, dëshmoi këtë të martë, duke sqaruar se drejt besimit islam e kishte shtyrë i pandehur Fadil Myslimani, fqinj i tij. Duka mohoi të kishte qënë ndonjëherë në Siri. Por Fadil Myslimani në sallë pati një komunikim me të. Ai i tha se kush nuk lufton në Siri do të dënohet nga Zoti.
Pas Taçi Oil, as azerët e Heaney Assets nuk e mbajnë dot ARMO-n. Po përgatitet shitja tek një konsorcium shqiptaro-zviceran
Azerët e Heaney Assets Corporation nuk kanë mundur të përmirësojnë situatën e trashëguar të borxheve në kompani, pas blerjes nga Taçi oil. Ndaj të ndodhur nën sekuestron e organeve tatimore dhe kompanive të tjera ata mësohet se janë në negociata për shitjen e aksioneve tek një konsorcium shqiptaro-zviceran, thotë Monitor. Pavarësisht se aktiviteti me ardhjen e tyre ishte trefishuar, blerësit e ri të ARMO-s trashëguan një mal me borxhe, të cilat i kalojnë të 60 milionë dollarët, pjesa më e madhe e të cilave janë ndaj doganave dhe tatimeve dhe një pjesë më e vogël ndaj furnitorëve të tregut.
"Fotoja me Durim Bamin”, përgënjeshtron stafi i kandidatit Bushi: Në foto është Valter Bami, person i lirë
Stafi i kandidatit për kryetar bashkie në Krujë, Artur Bushi, ka sqaruar sot për gazetën “Dita” të vërtetën e fotos së tij me Durim Bamin, siç u përcoll në media. “Në foto është Valter Bami dhe në dijeninë tonë ai është i lirë’, thuhet në reagimin e stafit të kandidatit Bushi, që përgënjeshtron lajmin e përcjellë sot në mëngjes.
s.z
Myftiu Tërnava përkujton betejën e Kosovës dhe i thurr lavde sulltan Muratit I si përfaqësues i Portës së Lartë: Na çliroi nga okupatori sllav!
Një poshtërim i institucionalizuar mund të quhen deklaratat e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës.
Tërnava, i cili ka folur sikur të ishte përfaqësues otoman, tha se Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
Një inagurim pa shirita nga Xhelal Mziu. "Përgjigje me investime ndaj kërcënimeve të kryeministrit"
Xhelal Mziu u përgjigjet me punë kërcënimeve të kryeministrit. Të paktën kështu e ka komentuar ai vetë inagurimin e 200 metrave rrugë në Bathore. “Kjo është një tjetër përgjigje me punë e Bashkisë, e cila u përgjigjet me investime publike në dobi të komunitetit kërcënimeve të Kryeministrit dhe mungesës së financimeve të qeverisë për Kamzën dhe diskriminimit ndaj qytetarëve të këtij qyteti”-shkruan Mziu. Në këtë inagurim kryetari I bashkisë së Kamzës nuk ka preferuar të presë shirita, por bashkë me një grup personash ka pozuar me dy gishtat lart dhe rrugën e saposhtruar në sfond.