Pas Taçi Oil, as azerët e Heaney Assets nuk e mbajnë dot ARMO-n. Po përgatitet shitja tek një konsorcium shqiptaro-zviceran

Postuar në 16 Qershor, 2015 09:10

Azerët e Heaney Assets Corporation nuk kanë mundur të përmirësojnë situatën e trashëguar të borxheve në kompani, pas blerjes nga Taçi oil. Ndaj të ndodhur nën sekuestron e organeve tatimore dhe kompanive të tjera ata mësohet se janë në negociata për shitjen e aksioneve tek një konsorcium shqiptaro-zviceran, thotë Monitor. Pavarësisht se aktiviteti me ardhjen e tyre ishte trefishuar, blerësit e ri të ARMO-s trashëguan një mal me borxhe, të cilat i kalojnë të 60 milionë dollarët, pjesa më e madhe e të cilave janë ndaj doganave dhe tatimeve dhe një pjesë më e vogël ndaj furnitorëve të tregut. Po kështu dhe pasardhësit e tyre.

Gjatë këtij viti ARMO ka qenë në presionin e sekuestrove edhe nga përmbaruesit privatë.

Të dhënat e bilancit të dorëzuar nga kompania për vitin 2013 flasin për të ardhura minimale dhe humbje tepër të mëdha, që janë dyfishuar, si rrjedhojë e zhvlerësimit të aseteve të kompanisë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.