Gjyqi për imamët e Unazës së re, dëshmitarët ndryshojnë dëshmitë. Disa deklarojnë se “vuajnë nga skleroza dhe nuk mbajnë mend asgjë”

Postuar në 16 Qershor, 2015 11:51

Gjyqi kundër të akuzuarve për rekrutime të besimtarëve për në luftën në Siri, po transformohet në një shfaqje pa kuptim. Siç raporton Tv Klan, dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ndryshuar dëshminë në raport me atë çfarë kanë deklaruar në fazën e hetimeve. “Besmir Duka, 26 – vjeç nga Elbasani, dëshmoi këtë të martë, duke sqaruar se drejt besimit islam e kishte shtyrë i pandehur Fadil Myslimani, fqinj i tij. Duka mohoi të kishte qënë ndonjëherë në Siri. Por Fadil Myslimani në sallë pati një komunikim me të. Ai i tha se kush nuk lufton në Siri do të dënohet nga Zoti. Gjykata tentoi t’i ndërpriste fjalën Myslimanit, por ai ka këmbëngulur për ta dëgjuar siç dëgjohen gjyqtarët e akuzuar për korrupsion. Më pas ka thënë edhe një lutje në gjuhën arabe.
5 dëshmitarët e tjerë që kishte thirrur gjykata në këtë seancë, nuk u paraqitën. Në dëshmitë e dhëna deri tani, dëshmitarët në shumicën e rasteve i kanë ndryshuar versionet në raport me çfarë kanë deklaruar në prokurori gjatë fazës së hetimeve. Në disa raste kanë mohuar njohjen me të pandehurit. Madje ka patur nga ato të dëshmitarë, të cilët janë shprehur se vuajnë nga skleroza dhe nuk mbajnë mend asgjë. Vetëm njëri prej tyre, Zamir Mani, nga Shkodra, ripohoi akuzat ndaj imamit Genci Balla, se i kishte dërguar ish – bashkëshorten dhe djalin e tij në Siri”, raporton Tv Klan.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.