Kreu i LSI-së: “Rama-Meta sapo ka filluar...Me Berishën ke qejf të luftosh, por edhe të bashkëpunosh. Me z. Basha...”

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka qenë sot i ftuar në “Opinion” ku ka folur për situatën elektorale dhe politike në vend. Një hapësirë të madhe kohe ka zënë marrëdhënia me opozitën, sidomos kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Për Metën kreu aktual i PD-së as mund të konsiderohet sfidë për mazhorancën. “Rama-Meta sa ka filluar”, tha ai, në përgjigje të thirrjeve të Voltana Ademit: “Rama-Meta ka mbaru”. Për të vijuar me disa konsiderata personale: “Z. Basha, thonë edhe kolegët e tij në PD, gënjen për pasion. Ai të gënjen edhe po ta pyesësh për orën...Me Berishën ishte ndryshe, sepse në atë kohë orën e mbante ai. Dhe Berisha nuk të gënjen për orën: të thotë “po” është “po” dhe “jo” është “jo”. Me Berishën ke dëshirë të luftosh, por edhe të bashkëpunosh. Me z. Basha...”, tha kreu i LSI-së, që në ndryshim nga përfaqësuesit socialistë ka vlerësuar shumë edhe kandidatin e opozitës në Tiranë, Halim Kosova.
s.z
Comments
si ka mundesi asnje kunje (
<p>si ka mundesi asnje kunje ( "interpretim","koment") kunder Metes?? </p><p>Zaim se mos je nga Skrapari ? se pastaj kjo i shpjegon te gjitha ....</p>
Add new comment