Myftiu Tërnava përkujton betejën e Kosovës dhe i thurr lavde sulltan Muratit I si përfaqësues i Portës së Lartë: Na çliroi nga okupatori sllav!

Një poshtërim i institucionalizuar mund të quhen deklaratat e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës.
Tërnava, i cili ka folur sikur të ishte përfaqësues otoman, tha se Sulltan Murati I nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshi nga faqja e dheut”, u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”. Për të cilin mesa duket, nuk ka rëndësi se kundër Muratit I luftuan së bashku serbë, arbër, bosnjakë etj.
a.k
Comments
Ne fakt para fundit te
<p>Ne fakt para fundit te shekullit te 19te nuk ka patur fare konflikte serbo-shqiptare. Princat sllav e shqiptar ne periudhen e mesjetes jepnin e merrnin rregullisht nuse e dhendur te njeri tjetri. Konfliktet serbo-shqiptare, ashtu si shume te tjera ne Ballkan kane lindur me dizintegrimin e Perandorise Osmane dhe formimin per here te pare te shtet-kombeve moderne ne rajonin tone. Myftiu keto gjera nuk i dika, ose i di por me pak fjale pranon se per te si mysliman kombi nuk ka rendesi. </p>
Sipas teje paskemi qene mire
<p>Sipas teje paskemi qene mire ne shekullin e 14 kur Kosoven (dhe jo vetem) e sundonin serbet.</p>
Add new comment