Arkiv-Lajme
Dako rrëzon moralin e PS-LSI për zgjedhje të pastra. Procedimi për F. Ismailin edhe kundërsulm për të barazpeshuar “pisllëkun” e kryebashkiakut të Durrësit me listat
Plazhistët fiktivë mund të ishin një kamardare shpëtimi për mandatin e tretë të Vangjush Dakos në Durrës, i vënë në pikëpyetje për disa arsye. Konsumi pas dy mandateve, ndëshkimi nga të pakënaqurit dhe kandidimi i Grida Dumës. Frika e koalicionit të majtë se mund ta humbiste bashkinë e dytë më të madhe në vend është vërtetuar dhe moralisht ka rrëzuar “ndershmërinë” e mazhorancës se nuk do të prekë zgjedhjet e 21 Qershorit.
Shpenzimet e fushatës, PS-PD me ulje, LSI me rritje; Kamza mban rekordin si më e shtrenjta
Kompanitë që prej vitesh merren me prodhimin e produkteve për fushatë (printime, outdoor) bien pothuajse të gjitha dakord se fushata zgjedhore nuk është nga më të shtrenjtat që është realizuar, përkundrazi. “Monitor” raporton se një gjë e tillë konfirmohet edhe nga agjencitë e printimit, të cilat kanë pohuar se, shpenzimet janë 20-30% më të ulëta se në fushatat e tjera, kryesisht nga dy partitë e mëdha PD dhe PS. Ndryshe nga partitë e mëdha, porositë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pësuar rritje, sidomos për flamujt.
24 vjetori i themelimit të PS-së, kritika, "vajtime" dhe elegji për kapjen e partisë nga “sekti i pasuesve të ish-nomenklaturës”
Më 12 qershor shënohet data e themelimit të Partisë Socialiste, e cila kreu aktin e transformimit programor më 12 qershor të vitit 1991. Ka rrjedhur shumë ujë qysh atëherë dhe historia ka sanksionuar kalimin e drejtimit të saj, në një pjesë të mirë, tek ato duar që e lanë partinë në vitin e largët 1991. Aspekti më pozitiv që shohim sot është se data e themelimit të PS-së, madje vetë kjo, nuk kanë më rëndësinë që kishin dikur. Partitë shqiptare kanë ardhur përherë në mbyllje, duke zëvendësuar zgjedhjen me emërimin.
Dalja e Greqisë nga BE, opsion që ka konsensus edhe në SHBA. Kandidati i mundshëm për president, Jeb Bush: “Është e menaxhueshme”
Jeb Bush, që hamendësohet se mund të jetë një nga kandidatët republikanë për garën presidenciale në SHBA, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Spiegel”. Bie në sy përqendrimi i pyetjeve te çështja greke, konkretisht te kostot e daljes së Greqisë nga Eurozona, madje edhe nga BE. Për Jeb Bush, Gjermania, e cila edhe këtë vit po shkon drejt mbylljes me surplus, ka ndjekur rrugën e duhur në politikat fiskale. Në ndryshim nga mendimet e disa personaliteteve të tjera në ShBA, që i mëshojnë jo disiplinës dhe shtrëngimit fiskal, por stimulimit, Bush sugjeron se duhet parë nga rezultatet.
Lela analizon spotin elektoral të LSI-së: As nuk hahet, as nuk pihet. Meta po mundohet të blejë të ardhmen
“Një firmë kosi ka një spot tregtar refreni i të cilit, edhe pse në dukje banal, ngjit: kosi hahet apo pihet? pyet reklama”. Kështu e ka nisur shkrimin e tij analisti Alfred Lela, botuar në “Mapo”. Ai shton më pas se një reklamë tjetër, jo për kosin, por zgjedhjet, të cilat as nuk hahen e as nuk pihen, qarkullon sa në kohën televizive, sa në rrjete sociale e sa në bisedat e njerëzve. Bëhet fjalë për një spot elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili bën thirrje për mbrojtje të votës. Publikimi i këtij spoti elektoral nga LSIka ngjallur jo pak debat.
Blushi shkruan urimin e tij në 24-vjetorin e PS-së: “Është apo jo Partia Socialiste një parti? Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti”
Ben Blushi, deputeti socialist, ka bërë një “urim” në rastin e 24-vjetorit të krijimit të PS-së. Ai e nis shkrimin e botuar në “Lapsi” me një pikëpyetje nëse PS është ende një parti apo jo. “Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partisë Socialiste që është sot me 12 qershor. Nuk i kam kthyer askujt përgjigje. Kam gjithë ditën që e mendoj në duhet apo jo të kthej përgjigje dhe meqë kam një dileme po e ndaj publikisht. Është apo jo Partia Socialiste një parti? Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti”, shkruan Blushi.
Analisti Skënder Minxhozi thotë se në javën e fundit fushata ka ndryshuar marshin dhe ka një intensitet më të lartë të mazhorancës por më të ulët të opozitës
Analisti Skënder Minxhozi, në studiot e edicionit qendror të lajmeve në “Top Channel” foli për fushatën e cila duket se është ndezur ditët e fundit me akuza të ashpra mes palëve për blerje apo manipulime të votës. “Fushata ka qenë normale nga pikëpamjet e qetësisë, - tha ai - Sa i takon shit-blerjes së votës, ky fenomen duket më së shumti në zona si Durrësi, Vora dhe diku tjetër, ku rezultati është i ngushtë, por nuk duket një fenomen masiv”. Por Minxhozi tha se gjithsesi është e ligjshme që opozita të ngrejë zërin.
Bojaxhi: “Ne-Tirana" jo vetëm deri në 21 Qershor, por edhe më pas
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ishte sot i ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës.
Në fillim të takimit, Dr. Gilman Bakalli u shpreh se kandidimi i Gjergjit si zgjedhje e qytetarëve të Tiranës është lajm i mirë dhe shpresëdhënës.
Ai vlerësoi fushatën qytetare, transparente dhe me përmbajtje të z. Bojaxhi, veçanërisht financimin e fushatës nga qytetarët dhe publikimin e financimeve. Këto veprime me integritet, u shpreh ai, kanë tronditur modelet partiake.
Papa Françesku: Kisha Katolike është gati të caktojë një datë të përbashkët me Kishën Ortodokse për festimin e Pashkëve
Papa Françesk ka deklaruar sot gadishmërinë e Vatikanit për të vendosur një datë të përbashkët me Kishën Ortodokse për festimin e ditës së Pashkëve dhe ringjalljen e Krishtit, në mënyrë që të festohet njëherësh nga të gjithë të krishterët, qofshin katolike, protestantë apo ortodoksë, njofton La Repubblica. Papa e bëri këtë deklaratë me rastin e mbledhjen botërore të priftërinjve katioikë në katedralen e Romës, bazilika e Shën Gjonit në Laterano.
Reforma në drejtësi, raporti i ekspertëve mbi punën e Prokurorisë: Nuk i përgjigjet kriminalitetit
“Një prej shqetësimeve kryesore është se Prokuroria nuk i përgjigjet gjendjes se kriminalitetit, atij të organizuar dhe korrupsionit në veçanti”,raporton Mimoza Picari nga “Ora News”. Për herë të parë problemet në drejtësi formulohen në një mënyre të plotë, të thellë dhe të hapur brenda një raporti voluminoz. Prokuroria si një prej hallkave kryesore të sistemit të drejtësisë paraqet një sërë problemesh serioze që janë fotografuar në analizën e sistemit të drejtësisë një dokument që hedh bazën e reformës në këtë sistem i hartuar nga ekspertët.