Dalja e Greqisë nga BE, opsion që ka konsensus edhe në SHBA. Kandidati i mundshëm për president, Jeb Bush: “Është e menaxhueshme”

Postuar në 13 Qershor, 2015 05:34

Jeb Bush, që hamendësohet se mund të jetë një nga kandidatët republikanë për garën presidenciale në SHBA, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Spiegel”. Bie në sy përqendrimi i pyetjeve te çështja greke, konkretisht te kostot e daljes së Greqisë nga Eurozona, madje edhe nga BE. Për Jeb Bush, Gjermania, e cila edhe këtë vit po shkon drejt mbylljes me surplus, ka ndjekur rrugën e duhur në politikat fiskale. Në ndryshim nga mendimet e disa personaliteteve të tjera në ShBA, që i mëshojnë jo disiplinës dhe shtrëngimit fiskal, por stimulimit, Bush sugjeron se duhet parë nga rezultatet. “Integriteti fiskal është një tullë themeli për rritjen ekeonomike afatgjatë. Përvoja e fundit në SHBA e sitimulimit masiv si politikë monetare, nuk ka rezultuar në atë rritje ekonomike për të cilën ne kemi nevojë. Admiroj faktin që Gjermania është në rrugën e duhur”, është shprehur Jeb Bush. A duhet ndjekur kjo politikë me Greqinë dhe a menaxhohet dalja e mundshme e këtij vendi nga Eurozona? Republikani mendon s e po. Pyetja ka rëndësi pasi dalja e Greqisë nga Eurozona rrezikon të shihet si pasojë direkte e politikave të imponuara nga Gjermania, duke rrëzikuar të ndryshojë peizazhin gjeopolitik të Jugut të Europës. Mirëpo në këtë drejtim, Berlini duket se do të ketë mbështetje edhe nga ShBA. “Është një pjesë shumë e vogël e BE-së, diçka më shumë se 1% e outputit Mendoj se duhet të kihet kujdes për disa rreziqe sistemike të daljes, por nisur nga fakti se Greqia është një pjesë kaq e vogël e BE-së, mendoj se është e menaxhueshme”, thotë Bush. Së fundmi edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, ka shtuar presionin për çështjen greke, sa kohë qeveria e re në Athinë nuk preferon të përmbushë detyrimet.
http://www.spiegel.de/international/world/interview-with-jeb...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.