Reforma në drejtësi, raporti i ekspertëve mbi punën e Prokurorisë: Nuk i përgjigjet kriminalitetit

“Një prej shqetësimeve kryesore është se Prokuroria nuk i përgjigjet gjendjes se kriminalitetit, atij të organizuar dhe korrupsionit në veçanti”,raporton Mimoza Picari nga “Ora News”. Për herë të parë problemet në drejtësi formulohen në një mënyre të plotë, të thellë dhe të hapur brenda një raporti voluminoz. Prokuroria si një prej hallkave kryesore të sistemit të drejtësisë paraqet një sërë problemesh serioze që janë fotografuar në analizën e sistemit të drejtësisë një dokument që hedh bazën e reformës në këtë sistem i hartuar nga ekspertët. Sipas analizës, sistemi i drejtësisë vuan probleme të thella edhe në sektorin e hetimeve. Analiza e ekspertëve ndërkombëtarë që asistojnë reformën në drejtësi e evidenton këtë qartë duke prezantuar një sërë mangësish. Ajo që konstatohet nga analiza e gjendjes është se veprimtaria e organit te Prokurorisë nuk i përgjigjet si duhet gjendjes se kriminalitetit në përgjithësi, atij të organizuar dhe korrupsionit në vençanti. Për këtë janë evidentuar disa faktorë që lidhen me funksionimin raportet me policinë gjyqësore rektrutimin karrierën dhe pavarësinë e prokurorëve. Raporti verën se “emërimi dhe shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm në vazhdimësi ka qenë objekt i kritikave për një proçes të politizuar. Ndryshimi i formulës konsensuale për zgjedhjen e Presidentit që emëron dhe shkarkon prokurorin me pëlqimin e Kuvendit si dhe shumica e thjeshtë që kërkohet për emërimin dhe shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm nuk jep garancitë e duhura që ai të jete i pavarur nga shumica propozuese”. Probleme vihen re edhe në rradhet e policisë gjyqësore, qe vleresohet për nje nivel shumë të ulët profesional. Kontrolli i Prokurorit mbi hetimet gjithashtu mbetet mjaft i dobët. Organizimi i policisë gjyqësore në seksione pranë prokurorise dhe policise mbetet hallka më e dobët e një proçesi penal. Probleme raportohen edhe në bashkepunimin mes policisë gjyqësore dhe prokurorisë, të cilat në mjaft raste kanë dëmtuar rezultatin e hetimeve.
l.v
Add new comment