Arkiv-Lajme

Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj deputetëve Ndoka e Ndreu

Postuar në 10 Qershor, 2015 05:23

Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut dhe Arben Ndokës. Këta ishin kalllëzuar nga Partia Demokratike për ushtrim dhune ndaj kolegut të tyre, Gent Strazimiri, akte që janë filmuar dhe bërë publike për të gjithë. Vendimi i Gjykatës është argumentuar me aspektin procedurial; Gjykaka çmon se për akuzën ushtrim dhune për shkak të detyrës duhet të kishte bërë kallëzim vetë i dëmtuari dhe jo subjekti politik.

Fevziu flet për kryeministrat: Pse jam “ftohur” me Nanon e Berishën, qeverisja e Ramës është e dështuar

Postuar në 10 Qershor, 2015 00:15

Në një intervistë dhënë gazetarit Çim Peka për portalin Syri.net, drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu  ka folur për marrëdhëniet e tij me dy kryeministrat pararendës të Edi Ramës, Sali Berishën dhe Fatos Nanon. I pyetur përsa e ka bojkotuar Berisha “Opinionin” dhe a ka një ftohje mes tij dhe Fevziut, ky i fundit u shrpeh se “Raportet me Berishën i kam sqaruar thuajse në çdo intervistë. Ka pasur një “problem” për një emision në vitin 2012. Nuk ka pasur as sherr, as fjalë dhe asgjë e tillë.

Becchetti nuk e di as vetë çfarë do bëhet me “Agon Channel”: Stafi më ka thënë të ecim bashkë përpara, po lëviz me badigardë se jam kërcënuar me jetë. Shtetin e kam kredituar 10 mln euro

Postuar në 09 Qershor, 2015 16:10

Emri më i lakuar i ditëve të fundit, italiani 49-vjeçar Françesko Begeti është shfaqur më në fund për të dhënë disa përgjigje lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Tiranës. Në një intervistë të shkurtër për një agjenci italiane lajmesh “AdnKronos” Begeti nuk ka sqaruar vendodhjen dhe e ka lënë evazive të ardhmen e investimeve të tij në Shqipëri. Ai shprehet se ka kontraktuar një studio ligjore përmes së cilës do provojë se nuk ka ricikluar para të pista. I pyetur për mbylljen ose jot ë “Agon Channel” Begeti është shprehur se stafi i ka thënë të ecin bashkë përpara.

 

Sondazhi online/Punësimi, kriter përcaktues për votën e 21 qershorit

Postuar në 09 Qershor, 2015 13:34

Ka një debat në distancë mes mazhorancës dhe opozitës, për premtimet në fushatë. P.sh  kryeministri vë në lojë shpesh kandidatë të opozitës, apo edhe kreun e saj, që flasin për ulje taksash, duke vlerësuar se ky premtim nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale dhe nuk është në tagrin e kryebashkiakëve. Nga ana e vet, mazhoranca është përqendruar kryesisht në premtimet për investime në infrastrukturë, që në një aspekt përkthehen edhe si hapje e vendeve të punës.

Reagimet nga "Agon Channel"/Paneli, Sonila Meço, Andi Bejtja, Sajmir Kodra e Gent Zenelaj vendosin të flasin hapur. Mungon Krasta për shkak të orarit të gjumit, Lubonja i menduar te kafe “Piazza”

Postuar në 09 Qershor, 2015 13:31

Stafi shqiptar i televizionit “Agon Channel” ka dhënë mendimet e tij lidhur me urdhërin e Prokurorisë së Tiranës për të sekuestruar aksionet e këtij televizioni dhe arrestuar pronarin italian Françesko Beketi.  Një panel i përbërë nga Sonila Meço, drejtori editorial Andi Bejtja, prezantuesi dhe ish-kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Sajmir Kodra si dhe aktori i humorit dhe pjesë e stafit të këtij televizioni, Gent Zenelaj kanë komentuar ngjarjet e fundit, duke e parë në këndvështrimin e tyre investimin që italiani Françesko Beketi ka bërë në "Agon Channel".

INTERVISTA/ Mustafa Nano: “ResPublica” nuk është më e imja

Postuar në 09 Qershor, 2015 12:53

“ResPublica” nuk është më e Muç Nanos... Epo ndodh edhe kështu. Çfarë habie mund të sjellë ky fakt. Se natyrisht asnjë dramë nuk ka ndodhur. Ndërkohë, lexuesi fanatik duhet të qetësohet. Thjesht gazeta ka ndërruar botues, ose siç jemi mësuar tanimë të flasim nëpër tavolina kafenesh: ka ndërruar pronar. Por gazeta është po aty: www.respublica.al. Me sa duket për mirë a për keq është tregu ai që vendos për shumëçka. Nostalgjia dhe patetizmi nuk hyn në asnjë xhep. Gjithçka në markatë shitet dhe blihet.

Eksodi shqiptar drejt Gjermanisë arrin rekord të ri në maj, me 4922 kërkesa për azil nga shtetasit e Shqipërisë. Na e marrin vetëm... sirianët

Postuar në 09 Qershor, 2015 12:00

Edhe pse nuk po përmendet më si fenomen, duke krijuar përshtypjen se tashmë është zbutur, eksodi i shqiptarëve drejt Gjermanisë vazhdon me ritme të përshpejtuara. Muaji maj sipas ministrisë së brendshme gjermane, ka vendosur një rekord të ri, duke u regjistruar 4.922 kërkesa për azil nga Shqipëria. Në muajin prill, që u cilësua se ishte muaji më i rëndë i eksodit, ishin 4.794 shqiptarë që kërkuan azil. Në total janë rreth 26 mijë kërkesa për azil në Gjermani në muajin maj, dyfishi i një viti më parë dhe vetëm 1.000 më pak se në prill.

Kryeministri: “Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi. Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses! “

Postuar në 09 Qershor, 2015 10:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot lidhur me aktin e prokurorisë për sekuestron ndaj aseteve dhe llogarive të Francesco Beçhetit. Duke replikuar ndërkohë edhe me mbrojtjen që ish-kryeministri Sali Berisha, i bëri “Agon Channel”, Rama ka postuar këtë status në profilin e vet në “Facebook”: “Dekriminalizimi, gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit te parase se zeze qe ushqente AgonCH nje sukses!”.

s.z 

Tri arsyet e Shkëlzen Berishës që e përkthejnë në lajm të mirë dënimin për shpifje të Taulant Ballës

Postuar në 09 Qershor, 2015 10:37

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të dënuar me gjobë deputetin e Librazhdit Taulant Balla. Sipas tij, opinioni publik mësoi nga një palë e tretë se akuzat e bëra ndaj tij për lidhje me Austria Lottery, janë shpifje dhe asgjë tjetër. Djali i ish-kryeministrit e quan Taulant Ballën nje shpifës profesionist i cili , për shkak të aftësisë së tij të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, është zgjedhur si sekretar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste

“Lufta e trageteve”, vdes marinari i linjës Brindizi-Vlorë në Mal të Zi, mjeti çoi pasagjerët në Shëngjin “për një inaugurim”

Postuar në 09 Qershor, 2015 09:49

Një “betejë tragetesh” e shoqëruar nga papërgjegjshmëri të theksuar. Kështu mund të përkufizohet historia e ditëve të fundit me tragetin “Horizon” të kompanisë European Seaways, i cili kryen itinerarin Brindizi-Vlorë. Ky traget kishte një tjetër devijim pak ditë më parë, kur nuk ankoroi në Vlorë për ku kishte pasagjerët, por në Shëngjin për të “inauguruar” linjën e re Brindizi-Shëngjin në prani të zyrtarëve të lartë shqiptarë, njofton lapsi.al.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme