Eksodi shqiptar drejt Gjermanisë arrin rekord të ri në maj, me 4922 kërkesa për azil nga shtetasit e Shqipërisë. Na e marrin vetëm... sirianët

Edhe pse nuk po përmendet më si fenomen, duke krijuar përshtypjen se tashmë është zbutur, eksodi i shqiptarëve drejt Gjermanisë vazhdon me ritme të përshpejtuara. Muaji maj sipas ministrisë së brendshme gjermane, ka vendosur një rekord të ri, duke u regjistruar 4.922 kërkesa për azil nga Shqipëria. Në muajin prill, që u cilësua se ishte muaji më i rëndë i eksodit, ishin 4.794 shqiptarë që kërkuan azil. Në total janë rreth 26 mijë kërkesa për azil në Gjermani në muajin maj, dyfishi i një viti më parë dhe vetëm 1.000 më pak se në prill. Në krye këtë herë janë vendosur sirianët, që kanë zhvendosur shqiptarët, duke bërë 5.100 kërkesa për azil.
a.k
Add new comment