Arkiv-Lajme
Ministria e Transportit njofton dy koncesione hekurudhore. A do ketë të interesuar për nxjerrjen nga koma të këtij sektori?
Duken “interesante” dy tendera të ministrisë së Transportit, që synojnë nxjerrjen nga koma të dy segmenteve hekurudhore në vend. Tenderët parashikojnë dhënien me koncesion të rehabilitimit, operimit dhe transferimit të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, me një
Kompanitë e Francesco Becchetit, përfshirë “Agon”, sekuestrohen nga prokuroria. Akuza: Pastrim parash. Gjykata lëshon urdhër arresti për Becchetin
Prokuroria e Tiranës ka mdërmarrë sot sekuestro për disa kompani dhe për llogaritë bankare të Francesco Becchetit, drejtues i “Agon Channel”.
Deri ku shkon zinxhiri i korrupsionit në skandalin e rimbursimit fiktiv të barnave? Po hetohet edhe ministri Beqja, thotë “Koha Jonë”
Në një editorial të sotëm të “Koha Jonë”, trajtohet skandali i vjedhjes përmes rimbursimit fiktiv në shëndetësi, ku nuk mungojnë indiciet se prokuroria po heton mbi politikanë dhe zyrtarë të lartë që fshihen pas kësaj skeme. “Duket se njërit i kanë kapur sms dhe telefonata nga përgjimet”, thotë shkrimi, duke shtuar se prokuroria ka bërë gati edhe disa urdhër arreste ku përfshihen dy drejtorë në ministrinë e Shëndetësisë. “Por nuk ndalon këtu zinxhiri i arrestimeve.
Donald Lu: Kriminelë të njohur ecin nëpër Tiranë pa frikën e arrestimit; drejtësia, reforma më e rëndësishme pas ndryshimit të sistemit
Një mesazh të fortë ka dhënë sot pasdite ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, në një takim me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve vendas e të huaj, analiza e sistemit të drejtësisë në vend për vitin 2015. “Sot, emra të njohur të krimit të organizuar ecin në Tiranë pa frikë se mund të arrestohen”, ka thënë Lu, “nëse realizohet, reforma në drejtësi mund të jetë më e rëndësishmja që nga rënia e komunizmit. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”.
Hipokrizia me tezën e "kryeshërbëtorëve" të emëruar nga kryeministri, që ndryshe njihen si “pronarë vilajetesh”
Dje dëgjuam kryeministrin në Mat që i cilësonte kryebashkiakët e mazhorancës, pra kandidatët, si kryeshërbëtorë të komuniteteve ku garojnë. Një hipokrizi që i jep fushatës devizën e vërtetë: Ne themi çfarë të duam, Ju votoni kë të doni, Ne do fitojmë. Pyetja që i duhet shtruar këtij kryeministri që nuk ka ditë që nuk fyen njerëzit, është nëse Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Viktor Tushe, apo Erion Veliaj janë shërbëtorë të komuniteteve, apo kalërues të denjë të buxheteve dhe koniunkturave partiake që ia ka vendosur aty?
Nëse dalin prova për blerje votash, botërorët e Rusisë e Katarit mund të anullohen, thotë shefi i ankesave në FIFA
Në një intervistë për të përjavshmen zvicerane, Sonntagszeitung, kreu i ankesave në FIFA, Domenico Scala tha Rusia dhe Katari mund të humbasin të drejtën për organizimin e Botëroreve përkatës 2018 dhe 2022, nëse do të paraqiten prova të dhënies së rryshfeteve për të mbështetur kandidaturat e tyre. Zërat për hile, që u dëgjuan pas 1 Dhjetorit, kur FIFA zgjodhi Rusinë dhe Katarin për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit, tani po thuhen me zë më të lartë pasi FIFA është përfshirë në një skandal gjigand, i cili përfshin akuzat për mitmarrje.
Sondazh i komunitetit LGBT në Tiranë, 21.21% duan që të fitojë Kosova, 39,39% duan Erion Veliaj dhe 28,28% Gjergj Bojaxhiun
Komuniteti LGBT ka organizuar një sondazh online për zgjedhjet në Tiranë. Në sondazh siç raporton faqja “historia-ime.com”, janë prezantuar 100 persona si LGBTI. “Për pyetjen “Kush doni ju që ti fitojë zgjedhjet” përgjigjet kanë qenë:
21.21 përqind Halim Kosova
39.39 përqind Erion Veliaj
28.28 përqind Gjergj Bojaxhi
11.11 përqind tjetër”, raporton “historia-ime.com”.
s.z
Ministri grek i Mbrojtjes shpall projektin për shtimin e pranisë ushtarake në kufi me Shqipërinë, dhe fton të rinjtë “të popullojnë zonat e braktisura”
“Në verë, në kuadrin e një planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhërave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i përgjithshëm i ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon. Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe helikopterë që duke vepruar mbi këtë rajon të vendit do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”. Kjo është deklarata që ka bërë Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, aleat i kryeministrit Cipras në qeveri dhe kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”.
Një muaj e gjysmë pas tërmetit, gjenden në Nepal trupat e 53 alpinistëve të varrosur nga orteqet
Pas më shumë se një muaji, ushtria dhe policia në Nepal kanë gjetur trupat e 53 alpinistëve që ishin varrosur në orteqet që u shkaktuan nga tërmeti i fuqishëm i prillit. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se operacionet për kërkim-shpëtim ishin pezulluar në fshatin Langtan, 60 kilometra në veri të kryeqytetit Katmandu muajin e kaluar, pas kishin filluar të binin sërish ortekë. Ushtarët nga njësiti për reagim në katastrofa kanë thënë se 53 trupa janë gjetur, ku tre prej tyre u takojnë alpinistëve të huaj.
Mbështetësi i Roshit të Kavajës dhe miq të tij dhunojnë tetë policë në Golem, asnjë masë ndaj dhunuesve. Grupi i gatshëm kthehet nga rruga?!
Edhe pse tetë punonjës policie në Golem, janë dhunuar nga pronari i një lokali, i biri, disa klientë dhe miq të tij, asnjë masë nuk është marrë për ta. Sipas të përditshmes Panorama, kjo për shkak se agresori A.B. njihet si një përkrahës i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas finales së Champions League, kur shumë dëshmitarë kanë parë skenën e dhunimit të policëve dhe kanë ndërhyrë duke ndihmuar forcat blu. Megjithatë ata thonë se askush nuk i ka thirrur për të dëshmuar.