Ministri grek i Mbrojtjes shpall projektin për shtimin e pranisë ushtarake në kufi me Shqipërinë, dhe fton të rinjtë “të popullojnë zonat e braktisura”

Postuar në 08 Qershor, 2015 05:09

“Në verë, në kuadrin e një planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhërave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i përgjithshëm i ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon. Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe helikopterë që duke vepruar mbi këtë rajon të vendit do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”. Kjo është deklarata që ka bërë Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, aleat i kryeministrit Cipras në qeveri dhe kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”. Këto pahime janë bërë gjatë një vizite të tij në disa prej pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë. Siç raporton TCh, nevoja për praninë e shtuar ushtarake në rajonet kufitare, është kombinuar nga Kamenos me thirrje të rinjve grekë që kanë braktisur këto zona të rikthehen dhe të gjallërojnë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me pretendimet e ngritura kohët e fundit nga Tirana zyrtare për kufijtë detarë, ai është përgjigjur se “sovraniteti i vendit nuk negociohet dhe askush nuk mund ta negociojë, edhe nëse bëhet fjalë për kërcënim ekonomik apo kërcënim të jashtëm”.

Në këto qëndrime patriotiko-pastorale, aleati i djathtë i radikalit të majtë Cipras duket se plotëson boshllëqet e reagimeve mbi kufijtë detarë më Shqipërinë nga kryeministri, aktualisht në kulmin e negociatave të borxhit grek me trojkën e BE-së.

a.k

Comments

Submitted by lE@ (not verified) on

<p>Reagim idiot i nje shteti te plevitosur nga nacionalizmi i semure fetar!</p><p>Andrea Radi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.