Deri ku shkon zinxhiri i korrupsionit në skandalin e rimbursimit fiktiv të barnave? Po hetohet edhe ministri Beqja, thotë “Koha Jonë”

Postuar në 08 Qershor, 2015 11:20

Në një editorial të sotëm të “Koha Jonë”, trajtohet skandali i vjedhjes përmes rimbursimit fiktiv në shëndetësi, ku nuk mungojnë indiciet se prokuroria po heton mbi politikanë dhe zyrtarë të lartë që fshihen pas kësaj skeme. “Duket se njërit i kanë kapur sms dhe telefonata nga përgjimet”, thotë shkrimi, duke shtuar se prokuroria ka bërë gati edhe disa urdhër arreste ku përfshihen dy drejtorë në ministrinë e Shëndetësisë. “Por nuk ndalon këtu zinxhiri i arrestimeve. Prokurori i Tiranës Petrit Fusha ka dhënë urdhër të prerë grupit hetimor të prokuror që asnjë zyrtar i cili mund të jetë i përzier të mos shpëtojë, bile nëse ka fakte edhe vetë ministrin e Shëndetësisë ta arrestojnë... Prokuroria ka kërkuar edhe tabulatet e ministrit Beqaj qëkur ka filluar si ministër”, thotë editoriali.

 

Më gjerësisht: http://www.kohajone.com/index.php/component/k2/mund-te-arrestohet-ministri-ilir-beqaj

 

a.k

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

<p>Dhe ju e merrni kete shkrim pa asnje baze, por vetem me hamendje ose qellime mafioze si te vertete,i shtoni ca komente me shume dhe o burra te Enjten PD-ja e bene fakt te kryer. A eshte kjo valle media e vertete? Asnje analize, asnje verifikim, asnje fakt! Vetem thashetheme dhe hamendje. Dhe po e beni kete gje si shume kohet e fundit! A mos valle keni filluar dhe ju te beni biznes me postimet/shkrimet tuaja?</p>

Submitted by lavdosh (not verified) on

<p>Me kete koment as nuk dua te marre ne mbrojtje Beqjan, as nuk mund te ve duart ne zjarre per te dhe as nuk do te prish gjumin nqs arrestohet per korrupsion. Vetem dua te them qe ka ardhur koha qe media te behet me profesionale, te paraqis fakte dhe ne kete proces te behet me e besueshme&nbsp;</p>

Submitted by szaimi (not verified) on

"A mos valle keni filluar dhe ju te beni biznes me postimet/shkrimet tuaja?"

Per cfare konkretisht e keni fjalen?

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Nuk e dike ti szaimi se Fajin e ka Saliu dhe vetem Saliu. Qe do te thote se cdo histori korrupsioni qe nuk mbaron me emrin Sali eshte e pamundur per tu kuptuar nga mendja e militanteve.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.