Nëse dalin prova për blerje votash, botërorët e Rusisë e Katarit mund të anullohen, thotë shefi i ankesave në FIFA

Në një intervistë për të përjavshmen zvicerane, Sonntagszeitung, kreu i ankesave në FIFA, Domenico Scala tha Rusia dhe Katari mund të humbasin të drejtën për organizimin e Botëroreve përkatës 2018 dhe 2022, nëse do të paraqiten prova të dhënies së rryshfeteve për të mbështetur kandidaturat e tyre. Zërat për hile, që u dëgjuan pas 1 Dhjetorit, kur FIFA zgjodhi Rusinë dhe Katarin për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit, tani po thuhen me zë më të lartë pasi FIFA është përfshirë në një skandal gjigand, i cili përfshin akuzat për mitmarrje. SHBA ka paditur 14 vetë, duke përfshirë 9 zyrtarë të lartë, nën akuzat për korrupsion. Edhe pse vendet organizatore deklarojnë se po vazhdojnë përgatitjet, është e qartë se priten në ethe hetimet e skandalit. Sipas dokumentave të gjykatës amerikani Chuck Blazer, një ish anëtar i komitetit drejtues të FIFA-s si dhe një pjesëtar shumë i rëndësishëm në investigimin amerikan, pranoi se ai dhe të tjerë zyrtarë të lartë kishin marrë rryshfete përpara Kupave të Botës 1998 dhe 2010.
a.k
Add new comment