Një muaj e gjysmë pas tërmetit, gjenden në Nepal trupat e 53 alpinistëve të varrosur nga orteqet

Postuar në 08 Qershor, 2015 04:42

Pas më shumë se një muaji, ushtria dhe policia në Nepal kanë gjetur trupat e 53 alpinistëve që ishin varrosur në orteqet që u shkaktuan nga tërmeti i fuqishëm i prillit. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se operacionet për kërkim-shpëtim ishin pezulluar në fshatin Langtan, 60 kilometra në veri të kryeqytetit Katmandu muajin e kaluar, pas kishin filluar të binin sërish ortekë. Ushtarët nga njësiti për reagim në katastrofa kanë thënë se 53 trupa janë gjetur, ku tre prej tyre u takojnë alpinistëve të huaj. Nga tërmeti i fuqishëm prej 7.8 shkallësh Richter që më 25 prill ka goditur Nepalin, duke lënë të vdekur 8,773 persona, ka ende persona të zhdukur.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.