Ministria e Transportit njofton dy koncesione hekurudhore. A do ketë të interesuar për nxjerrjen nga koma të këtij sektori?

Duken “interesante” dy tendera të ministrisë së Transportit, që synojnë nxjerrjen nga koma të dy segmenteve hekurudhore në vend. Tenderët parashikojnë dhënien me koncesion të rehabilitimit, operimit dhe transferimit të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë, me një
kohëzgjatje të kontratës 25 vjet. Sipas përshkrimeve të tenderit, linja hekurudhore Fier-Ballsh ka një gjatësi 26 km. Ajo fillon nga devijuesja në linjën kryesore Fier – Vlorë dhe përfundon në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Kurse linja Fier –Vlorë ka një gjatësi prej 34 km. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është jo më vonë se 20 korriku 2015, ora 12.00. Përpjekja e fundit për ringjalljen e hekurudhave shqiptare, konkretisht në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Kavajë, ka qenë një koncesion i qeverisë Nano për gjigantin amerikan General Electric, që u anullua më pas nga pasardhësi Berisha.
a.k
Add new comment