Arkiv-Lajme

Kriminalizimi i kandidatëve, ish-sekretari i PS-së, Divjakë: “Kandidati i PS-së ka qenë tutor prostitutash”(video)

Postuar në 05 Qershor, 2015 05:44

“Mapo” raporton për një rast tjetër kandidati të PS-së për zgjedhjet e 21 qershorit, që akuzohet se ka qenë i përfshirë në aktvitete kriminale. Sipas gazetës në fjalë, ish- sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mone, ka denoncuar nga zyra e PD, dega Lushnjë, dhunën që është ushtruar ndaj tij nga vëllai i kandidatit të PS-së. “Sipas ish-sekretarit të socialistëve Divjakë, Berti Mone, ky është një rast i përsëritur, pasojë e një konflikti që e ka pikënisjen pas një denoncimi të bërë në vitin 2012.

Abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme. Në pranga 7 persona, mes tyre edhe Drejtori Pjerin Xhuvani, kryetar i LSI-së për Elbasanin

Postuar në 05 Qershor, 2015 05:27

Skandali i ilaçeve i përfolur shumë këto javë, ka sjellë edhe arrestimet e para. Bëhet e ditur se Policia e Tiranës ndaloi me udhër të prokurorisë edhe Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani si dhe 7 persona të tjerë: E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit; K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit; H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër; M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër; N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”; A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë; A.

Një sfidë e pazakontë e Gj. Bojaxhiut ndaj rivalëve: Testi poligraf

Postuar në 05 Qershor, 2015 01:32

Gjatë intervistës me Fevziun në emisionin “Opinion”, kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Gjergj Bojaxhi, u bëri një sfidë të pazakontë rivalëvëve të tij. Për t’u dhënë fund përfoljeve për korrupsion për secilin prej tyre, ai i ftoi që secili të bëjë publikisht një test poligraf me aparaturën amerikane që disponon SHISH-i dhe me specialistë të huaj.

Hakerohen të dhënat e 4 milionë punonjësve federalë në SHBA. Mediat amerikane: Gjurmët çojnë te Kina

Postuar në 04 Qershor, 2015 20:37

Mediat amerikane raportojnë se një sulm masiv në të dhënat personale të mbi 4 milionë punonjësve federalë, një lajm që i referohet Zyrës së Personelit dhe të Menaxhimit të FBI-së. CNN shkruan se ky mund të jetë sulmi më i madh i realizuar nga hakersat ndaj rrjetit kompjuterik të qëverisë në SHBA. Nuk citohen burime të sakta, por nga vlerësimet mendohet se mund të jenë prekur edhe miliona punonjës të tjerë të qeverisë. Më me rëndësi është akuza që hidhet nga mediat amerikane: “Hetuesit amerikanë besojnë se ata mund ta gjurmojnë ndërhyrjen që shkon te qeveria kineze.

Qëndrimi i Veliajt për ndërtimet te Liqeni, Hasimja: “Foli pas vendimit të Gj. Administrative. Nuk po thotë asgjë nëse do ndërtohet në zonën te Garda dhe përpara F. Ekonomik”

Postuar në 04 Qershor, 2015 15:22

Në “Opinion” diskutohet për fushatën e Tiranës dhe premtimet e kandidatëve. Ermal Hasimja, një nga të ftuarit në studio, ka nënvizuar premtimin për ndërtimet te Liqeni, për të cilat ka folur edhe kandidati Veliaj. “Zoti Veliaj doli me një status në “Facebook” që deklaroi se nuk do të ketë ndërtim te diga e liqenit, duke shtuar se “ia dolëm të ndalojmë këtë ndërtim”. Në fakt, është e kundërta. Z. Veliaj foli pas një vendimi të Gjykatës Administrative. Po nuk ka problem. Çështja është se z. Veliaj flet për një pjesë të sipërfaqes te liqeni. Ai nuk po na thotë, sikurse z.

Kërcënohet gazetarja Aurora Koromani e “GSH”. Mendohet se personi ka lidhje me militantët islamikë

Postuar në 04 Qershor, 2015 12:31

“Gazeta Shqiptare” ngre shqetësimin se një prej gazetareve të saj, Aurora Koromani, ka marrë kërcënim përmes “Facebook-ut” nga një person që mendohet se ka lidhje me rrjetet e militantëve islamikë. “Duhet ta paguash”, ka qenë mesazhi, që ka çuar gazetaren të bëjë denoncim në polici. Pas këtij akti, raportohet se Koromani, është kontaktuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që i kanë ofruar mbrojtje maksimale. Lajmi në fjalë ka gjetur vend edhe në disa media ndërkombëtare.

Isa Boletini drejt Mitrovicës. “Do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga fshati Veriq do të nisen për në Mitrovicë”, raporton “Koha Ditore”

Postuar në 04 Qershor, 2015 10:49

Duket se ka marrë fund “ëndrra” e shumëkujt për të rivarrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë. E bashkë me të edhe ideja e ceremonialit të madh, që parashikonte itinerarin e Bletinit nga Kosova në qytetin jugor të Shqipërisë. Sipas “Koha Ditore”,  nesër do të kryhet zhvendosja e eshtrave të Boletinit në Mitrovicë.

3 pyetje nga eurodeputeti grek në Parlamentin Europian për deklaratat “irredentiste” të Edi Ramës

Postuar në 04 Qershor, 2015 08:47

Kreu i grupit të eurodeputetëve konservatorë grekë në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogianis shprehu shqetësimin e tij për deklaratat e Edi Ramës  lidhur me çështjen e kufirit detar dhe kërkesën e qeverisë shqiptare për hartat e kërkimeve të naftës në detin Jon. Sipas tij deklaratat e Edi Ramës përtej referencave për “Shqipërinë e Madhe” vënë në diskutim integritetin territorial të Greqisë në zonat ekskluzive ekonomike, duke hapur kështu çështje kufijsh me një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Kandidati i shumicës në Tiranë, Veliaj: “Te diga e Liqenit nuk do ketë më leje ndërtimi”. Ndonëse pranon se “ndërtimi te diga e Liqenit u ndalua falë presionit të qytetarëve”

Postuar në 04 Qershor, 2015 08:33

Kandidati i shumicës për Tiranën, Erion Veliaj, ka bërë sot një premtim që është i rëndësishëm e që do mbajtur shënim. Veliaj është shfaqur i prerë teksa ka deklaruar se nëse ai zgjidhet kryetar bashkie i Tiranës, nuk do të ketë më ndërtime te zona e Liqenit Artificial. “Për këtë është shumë e rëndësishme të jemi të qartë dhe të mos bëjmë retorikë.

Kryeministri njofton realizimin e një “projekti inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike”

Postuar në 04 Qershor, 2015 08:23

Kryeministri i Shqipërisë ka folur sot në Parlament për një projekt të madh që do të transformojë rrënjësisht shërbimet publike. “Ne arritëm në një kohë të shkurtër, me një propozim bindës, të përfshijmë Bankën Botërore dhe BE-në në një projekt inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike, duke adresuar edhe të gjithë atë proces që sot u kushton qytetarëve kohë, para, nerva dhe një dëshpërim të madh. Ky projekt do të jetë model edhe për shumë shërbime të tjera që do të përfshihen në këtë transformim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme