Abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme. Në pranga 7 persona, mes tyre edhe Drejtori Pjerin Xhuvani, kryetar i LSI-së për Elbasanin

Skandali i ilaçeve i përfolur shumë këto javë, ka sjellë edhe arrestimet e para. Bëhet e ditur se Policia e Tiranës ndaloi me udhër të prokurorisë edhe Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani si dhe 7 persona të tjerë: E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit; K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit; H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër; M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër; N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”; A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë; A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”. Akuza është abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme me një dëm që llogaritet në 1,5 miliardë lekë. Xhuvani ka edhe detyra partiake; ai është kryetar i LSI-së për Elbasanin(http://www.lapsi.al/lajme/2015/06/05/arrestohet-edhe-drejtori-i-fdks-tiranë-pjerin-xhuvani#.VXF6X3BXerU).
s.z
Comments
Kjo flet se ligji po vepron
<p>Kjo flet se ligji po vepron pavaresisht se ne c'parti eshte.
Add new comment