Arkiv-Lajme
Hapja e dosjeve të Sigurimit dhe përvoja gjermane, Roland Jahn: “Nuk bëhet fjalë vetëm për shqyrtim dosjesh...Sa më mirë ta kuptojmë diktaturën aq më mirë formësojmë demokracinë
“Deutsche Welle” shkruan sot për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, vështruar edhe në dritën e përvojës gjermane. Në Tiranë ka mbërritur së fundmi, i ngarkuari Federal për dosjet e sigurimit të shtetit, Roland Jahn, i cili ka marrë pjesë në një diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, që trajton pikërisht këtë çështje. Pyetja që shtrohet është nëse hapja e dosjeve provokon një përplasje sociale? Jahn thotë që “jo”. “.
Reagon biznesmeni Dzanashvili. Deklarata e plotë
Biznesmeni gjeorgjian, Amiran Dzanashvili, i përfolur së fundmi për afera të ndryshme në Shqipëri, ka bërë një deklaratë publike, në të cilën jep versionin e tij për ngjarjet dhe akuzat. Po e përcjellim deklaratën të plotë, ashtu siç publikohet nga gazeta “Dita”:
Reagon biznesmeni Dzanashvili. Deklarata e plotë
Biznesmeni gjeorgjian, Amiran Dzanashvili, i përfolur së fundmi për afera të ndryshme në Shqipëri, ka bërë një deklaratë publike, në të cilën jep versionin e tij për ngjarjet dhe akuzat. Po e përcjellim deklaratën të plotë, ashtu siç publikohet nga gazeta “Dita”:
Patozi në Kuvend deklaron se shtypi në Shqipëri është i shantazhuar dhe i blerë nga pushteti. Por harron të kthejë kokën pas
A është i pavarur shtypi në Shqipëri? A është i blerë ai? Duke folur në parlament për marrëveshjen me Spanjën, deputeti demokrat Astrit Patozi akuzoi qeverinë se shtyp dhe kërcënon median në Shqipëri duke e blerë dhe shantazhuar atë. Sipas tij nëse ka botues që blihen me para të pista, problem nuk është tek gazetarët, që herë i marrin dhe herë nuk i marrin rrogat në fund të muajit, por tek qeveria që korrupton me shuma, që ndahen veç nga supervjedhjet e financave publike.“Pyetja ime është e thjeshte. Çfarë po ndodh e këtë vend?
Rasti Dzanashvili, "i përhershmi" Taulant Balla nuk sheh asnjë ngjashmëri mes Ajola Xoxës dhe Argita Berishës..!
Partia Socialiste ka ngarkuar të përhershmin Taulant Ballën për t’u dhënë përgjigje akuzave që implikojnë emrin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Beliajt në çështjen e biznesmenit gjerogjiano-izraelit, Dzanashvili që sipas opzozitës ka financuar fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
Rama apo Berisha kryeministër? Socialistët e Shën Kollit e ngatërrojnë akoma, por gjithsesi kërkojnë falje (Video)
Ose njerëzit nuk janë mësuar akoma me Edi Ramën si kryeministër ose ai ka shumë ngjashmëri me parardhësin e tij Sali Berisha në mënyrën sesi po e qeveris vendin. Vetëm kështu mund të shpjegohet lapsusi që bëri kryetari socialist i komunës së Shën Kollit në Lezhë gjatë një takimi elektoral ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë. Në këto takime emocionet bëjnë të vetën dhe ndoshta kanë ndikuar që kryetari i komunës të thotë se reformat e qeverisë më në krye Sali Berishën do e nxjerrin Shën Kollin dhe Lezhën nga prapambetja në bujqësi.
Rama nis fshesën në nivele të larta, largon drejtorët që braktisën fushatën dhe u larguan jashtë shtetit
Shkarkime drejtorësh në disa prej rretheve të rëndësishëm të vendit. Kështu është ngushtuar dhe laku i llogaridhënies për drejtorët e Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë kryeministri e bëri realitet atë që kishte deklarua më parë. Përgjim audio i kryeministrit Edi Rama, më kërcënime ndaj drejtorëve të fushatës në Shkodër, nuk ishte një gjë e papritur. Presioni ndaj tyre për këtë fushatë elektorale ka qenë shumë i lartë. Ndërkohë, gazeta ”Sot” raporton se janë larguar disa drejtorë në Shkodër, Lushnje e Vlorë, pasi kanë braktisur fushatë.
Kumanova, zbardhen detaje për hetime të mëtejshme. Dyshimi kryesor: Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizaj u vranë pas u arrestuan
Përleshja që ndodhi në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ende vazhdon të preokupoj opinionin publik me misteret dhe paqartësitë. Një prej mistereve që ende nuk ka spjegim është edhe fati i atyre që janë dorëzuar, por që pastaj kanë rezultuar të vrarë. Por agjencia e lajmeve “INA” raporton se një shkresë e dërguar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë në ambasadën e Kosovës në Shkup hap shumë dilema.
Partia Demokratike reagon për sondazhin “fundosës” të IPR Marketing. Dy fjalë edhe për popullin dhe perspektivën e pushtetit
Sondazhi i fundit i IPR Marketing publikuar nga Ora Neës që e nxjerr humbëse me diferencë të madhe opozitën në disa nga bashkitë kryesore të vendit ka ngjallur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike që akuzon dyshen e pushtetit për trukim të realitetit.
Reagimi
Gjykata e Lartë zbardh arsyetmin pse liroi Fullanin nga arresti shtëpiak. Nuk përbërn rrezikshmëri shoqërore dhe as rrezik për hetimin
Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyetimin e vendimit që liroi nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ish-gruvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i dyshuar për shpërdorim të detyrës në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Sipas “Gazetës Shqiptare” në vendimin e mbajtur secret pothuaj për 7 muaj, Kolegji Penal arsyeton se veprimet dhe mosveprimet e Fullanit nuk rezultojnë të kenë shkaktuar pasojën e pretenduar nga ana e organit të akuzës.