Patozi në Kuvend deklaron se shtypi në Shqipëri është i shantazhuar dhe i blerë nga pushteti. Por harron të kthejë kokën pas

A është i pavarur shtypi në Shqipëri? A është i blerë ai? Duke folur në parlament për marrëveshjen me Spanjën, deputeti demokrat Astrit Patozi akuzoi qeverinë se shtyp dhe kërcënon median në Shqipëri duke e blerë dhe shantazhuar atë. Sipas tij nëse ka botues që blihen me para të pista, problem nuk është tek gazetarët, që herë i marrin dhe herë nuk i marrin rrogat në fund të muajit, por tek qeveria që korrupton me shuma, që ndahen veç nga supervjedhjet e financave publike.“Pyetja ime është e thjeshte. Çfarë po ndodh e këtë vend? Si ka mundesi që shumica e mediave në Shqipëri mbyllin ekranet dhe faqet e tyre për lajme të keqija për qeverinë. E theksoj, jo për komente, por për lajme. Madje, jo për gjithë qeverinë, por vetëm për segmente te caktuara te saj. Ku, si edhe ne shume fusha te tjera shkelqen Ilir Meta, te cilit vetëm po i the ndonjë gjë ne parlament, dhe mund te jete dikush duke e dhene live, qe mund te kaloje, se per çdo gje tjeter bejne sikur nuk ndodhur, edhe gazetat, edhe televizionet”, u shpreh Patozi. Ai tha se nuk kërkonte të fajësonte mediat, jo për shkakun e thjeshtë se ka punuar si gazetar dhe si i tillë është dhe njohës i mire i funksionimit të sistemit. Por Patozi u shpreh me bindje se shtypi ne Shqipëri është sot, here është i shantazhuar, here i blerë, dhe ne shumicën e rasteve, i ka ne shpine te dyja bashke. Dhe ne te gjitha rastet është qeveria qe korrupton, shtyp dhe kërcënon.
Gjithsesi Patozi harron se një gjë e tillë ndodhte rëndom edhe në dy mandatet kur mazhorancën e kishte partia ku ai militon e nga u bë deputet. Por në atë kohë askush nuk e dëgjoi të ngrihej e të mbante një fjalim të tillë.
l.v
Add new comment