Rama apo Berisha kryeministër? Socialistët e Shën Kollit e ngatërrojnë akoma, por gjithsesi kërkojnë falje (Video)

Postuar në 04 Qershor, 2015 04:04

Ose njerëzit nuk janë mësuar akoma me Edi Ramën si kryeministër ose ai ka shumë ngjashmëri me parardhësin e tij Sali Berisha në mënyrën sesi po e qeveris vendin. Vetëm kështu mund të shpjegohet lapsusi që bëri kryetari socialist i komunës së Shën Kollit në Lezhë gjatë një takimi elektoral ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë. Në këto takime emocionet bëjnë të vetën dhe ndoshta kanë ndikuar që kryetari i komunës të thotë se reformat e qeverisë më në krye Sali Berishën do e nxjerrin Shën Kollin dhe Lezhën nga prapambetja në bujqësi. Këtë lapsus ai e kuptoi në kohë dhe siç ndodh në të tilla raste, armikut i tregohet vendi. Ai nuk nguroi të kërkoi falje dhe të thotë se Sali Berisha do t’u marrë të keqen socialistëve.

l.m

RAMA APO BERISHA KRYEMINISTER by trelosjermatis

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Pupupupupu, c&#39;ju ka punuar Saliu ketyre te gjoreve, kane kryeministrin e vet, po Salen nuk e harrojne ama.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.