Hapja e dosjeve të Sigurimit dhe përvoja gjermane, Roland Jahn: “Nuk bëhet fjalë vetëm për shqyrtim dosjesh...Sa më mirë ta kuptojmë diktaturën aq më mirë formësojmë demokracinë

“Deutsche Welle” shkruan sot për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, vështruar edhe në dritën e përvojës gjermane. Në Tiranë ka mbërritur së fundmi, i ngarkuari Federal për dosjet e sigurimit të shtetit, Roland Jahn, i cili ka marrë pjesë në një diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, që trajton pikërisht këtë çështje. Pyetja që shtrohet është nëse hapja e dosjeve provokon një përplasje sociale? Jahn thotë që “jo”. “. “Ne ishim të bindur që atëherë se bërja publike e dosjeve do të frenonte procesin e helmimit të shoqërisë edhe pas rënies së diktaturës. Atëherë pyetej, se a do të ishte publikimi i dosjeve një ‘eksploziv social', pasi njerëzit do të mësonin të vërteta të hidhura për jetët e tyre perosnale dhe të familjeve në kohën e diktaturës... Prej rreth 23 viteve ligji po zbatohet me sukses, duke siguruar transparencë për procesin, për veprimtarinë e shtetit, të policisë, për mbrojtjen e të dhënave personale për ata që prekeshin. Bëhet fjalë për një punë kolosale. Për një pjesë të mirë të arkivit u bë sistemi dhe skedimi për ta bërë sa më të dobishëm në shfrytëzim, por dhe të organizuar, që ato të mos ‘plagosnin' askënd”, thotë Jahn. Përvoja gjermane, merret shpesh si model në vendet e Lindjes; edhe në Shqipëri diskutimet për ligjin që u miratua para disa kohësh i referoheshin pikërisht këtij modeli, por ndryshimet mes dy drafteve, atij të shoqerisë civile dhe atij të propozuar nga qeveria, kanë lënë të hapur shtegun e hamendësimit se ligji sërish nuk bën transparencë të plotë. Jahn shton se trajtimi i të shkuarës dhe njohja e saj, është diçka më shumë sesa shqyrtim dosjesh: “Ne duhet t'i jepnim akses këtyre njerëzve për të njohur më mirë të shkuarën e tyre, në shumë raste edhe të tmerrshme e të paimagjinueshme. Kjo ishte një sfidë shumë e madhe për zbatimin e ligjit të dosjeve. Në hedhjen dritë mbi dosjet është dhe qasja shkencore, vënia në dispozicion për hulumtuesit, por dhe për mediat e prodhuesit kinematografikë. Pra, ka një trajtim multidimensional në bërjen e transparencës, që njerëzit të mësonin sa më shumë nga padrejtësitë e bëra nën diktaturë. Trajtimi i së shkuarës vlen dhe për pastrimin e administratës dhe shërbimit publik nga njerëzit me të kaluar kriminale. Kjo krijon besim te qytetarët për institucionet dhe rendin demokratik, që të mos depërtojnë në shërbimin publik ish-anëtarë të policisë sekrete. Sa më mirë ta kuptojmë diktaturën aq më mirë formësojmë demokracinë”, citon “DW”, Jahn.
s.z
Add new comment