Rasti Dzanashvili, "i përhershmi" Taulant Balla nuk sheh asnjë ngjashmëri mes Ajola Xoxës dhe Argita Berishës..!

Partia Socialiste ka ngarkuar të përhershmin Taulant Ballën për t’u dhënë përgjigje akuzave që implikojnë emrin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Beliajt në çështjen e biznesmenit gjerogjiano-izraelit, Dzanashvili që sipas opzozitës ka financuar fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Për të përfaqësuar moralisht mazhorancën në këtë çështje, Taulant Balla krahasoi dy modele, jutisten Ajola Xoxa që përflitet se ka administruar dokumentacionin e transfertës së bizneseve të lojrave të fatit nga Mark Frroku në pronësi të Dzanashvilit dhe juristen Argita Berisha. Balla than ë parlament se Ajola Xoxa nuk ka asnjë përgjegjësi për veprimet e studios ligjore ku ajo ka punuar, ndryshe nga Argita Berisha që sipas tij vendoste pëqindje për t’u ndërmjetësuar bisneseve të huaja të kontraktonin qeverinë. Akuzat e opozitës Balla i sheh si sulm frontal ndaj familjes së kryebashkiakut të ardshëm të Tiranës. “Sa për rastin në fjalë zonja e nderuar që mundoheni t’I bëni pis emrin është një juriste që ka punuar në një zyrë dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për regjistrimin që I ka bërë një sipërmarrje, siç bënte Argita juaj.
Paskeni nisur goditjen frontale ndaj familjes së nderuar të kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Tiranës”- u shpreh Balla.
l.m
Comments
Ky Balla eshte gjenial fare,
<p>Ky Balla eshte gjenial fare, jam kurioz te di a ka mbaruar ndonje Universitet, nese po, cfare Universiteti dhe ne cfare profesioni. Pyetje opsionale, sa diploma ka?</p>
Ajola Xoxa ndryshe nga Argita
<p>Ajola Xoxa ndryshe nga Argita thote Balla. E vertete eshte, kjo ia ka kaluar Argites me kohe.</p>
Add new comment