Gjykata e Lartë zbardh arsyetmin pse liroi Fullanin nga arresti shtëpiak. Nuk përbërn rrezikshmëri shoqërore dhe as rrezik për hetimin

Postuar në 04 Qershor, 2015 02:11

Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyetimin e vendimit që liroi nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ish-gruvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i dyshuar për shpërdorim të detyrës në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Sipas “Gazetës Shqiptare” në vendimin e mbajtur secret pothuaj për 7 muaj, Kolegji Penal arsyeton se veprimet dhe mosveprimet e Fullanit nuk rezultojnë të kenë shkaktuar pasojën e pretenduar nga ana e organit të akuzës. Kolegji shprehet se në ligjin për Bankën e Shqipërisë është parashikuar kalimi i kompetencave në rastet e vakancave të fuknsioneve drejtuese. Pa hyrë në analizën e provave Kolegji vlerësoi se ish-guvernatori nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore, rrezik për prishje provash apo rrezik për t’iu fshehur  gjykimit. Sipas Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit nuk kishte arritur të argumentonte përse masa “arrest shtëpie” përshtatej me nevojën e sigurimit të Fullanit.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.