Rama nis fshesën në nivele të larta, largon drejtorët që braktisën fushatën dhe u larguan jashtë shtetit

Postuar në 04 Qershor, 2015 03:52

Shkarkime drejtorësh në disa prej rretheve të rëndësishëm të vendit. Kështu është ngushtuar dhe laku i llogaridhënies për drejtorët e Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë kryeministri e bëri realitet atë që kishte deklarua më parë. Përgjim audio i kryeministrit Edi Rama, më kërcënime ndaj drejtorëve të fushatës në Shkodër, nuk ishte një gjë e papritur. Presioni ndaj tyre për këtë fushatë elektorale ka qenë shumë i lartë. Ndërkohë, gazeta ”Sot” raporton se janë larguar disa drejtorë në Shkodër, Lushnje e Vlorë, pasi kanë braktisur fushatë. “Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar pezullimin dhe largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve të Partisë Socialiste, në çdo qark të vendit, të cilët nuk janë angazhuar në fushatën elektorale, janë larguar me pushime të gjata jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, kanë bojkotuar takimet e kryeministrit në çdo rreth të vendit si dhe nuk kanë dalë për të mbledhur vota derë më derë”, shkruan gazeta “Sot”. Më i dukshëm është problemi në Vlorë. Katër drejtorë janë hequr nga puna pasi nuk ishin në takimet elektorale të Ramës. Kështu drejtori i Rezervës së Shtetit Xhevdet Suli, kur iu thirr emri nuk ishte në sallë, as drejtori Ilirjan Muço i Drejtorisë së Higjenës nuk ishte prezent; të njëjtin fat pati edhe drejtori i Entit të Banesave Edvin Brokaj; pas liste nuk mbeti as drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. PD reagoi pas largimit të tyre, duke theksuar se Rama po sillet sikur është drejtori i OSHE, që kërcënon me burg dhe largon drejtorët.

 

l.v

 

http://www.sot.com.al/politike/rama-largon-drejtor%C3%ABt-q%C3%AB-braktis%C3%ABn-fushat%C3%ABn-dhe-u-larguan-jasht%C3%AB-shtetit-ja-shkarkimet-n%C3%A

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.