Partia Demokratike reagon për sondazhin “fundosës” të IPR Marketing. Dy fjalë edhe për popullin dhe perspektivën e pushtetit

Sondazhi i fundit i IPR Marketing publikuar nga Ora Neës që e nxjerr humbëse me diferencë të madhe opozitën në disa nga bashkitë kryesore të vendit ka ngjallur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike që akuzon dyshen e pushtetit për trukim të realitetit.
Reagimi
Pseudosondazhet e gatuara për llogari të dyshes Rama-Meta, janë shprehje e dëshpërimit të oligarkisë që po numëron ditët e fundit të përballjes me gjykimin popullor të 21 qershorit. Kjo përpjekje qesharake për të trukuar realitetin që flet vetë, është blerë me thasët e errët të pastrimit të parave dhe interesave kriminale të Xhanashvilit me kompani. Realiteti e ka tmerruar deri aty dyshen Rama - Meta sa të servirin gënjeshtra që do ua kishte zili edhe Nastradini. Shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po presin t’i tregojnë derën dyshes Rama-Meta dhe gjithë sistemit të tyre kriminal e të korruptuar bashkë me establishmentin e sondazheve të blera.
Comments
Si edhe ne 2013, kur
<p>Si edhe ne 2013, kur sondazhet u duken te ekzagjeruara ne favor te se majtes dhe rezultati doli akoma me i thelle, pres qe E.Velija te fitoje me 60-65%. Per ne Jug shtrohet pyetja a do te bien nen 80% kandidatet e te majtes, ndersa ne veri a do bien nen 55%. Dhe ky do jete fakt pavaresisht deshirave te njerit apo tjetrit! Sepse ky popull ka rene ne dashuri te thelle me te majten dhe kur bie ne dashuri iracionaliteti nuk njeh kufij! Habitem pse bejne fushate keta te Rilindjes. .. apo thjesht sa per hobi?!!!!! </p>
Add new comment